“Djali që më shërbeu ushqim, vdiq si kreu i Wagner”, George Bush për Prigozhin: U trondita

17 vite më parë, Prigozhin i shërbeu darkë ish-presidentit amerikan George Bush

Kreu i Wagner Yevgeny Prigozhin humbi jetën më 23 Gusht të këtij viti pas shpërthimit të avionit në të cilin ishte pasagjer. Sigurisht, një lajm i tillë pati bujë, qoftë për rrethanat e vdekjes që ende mbeten misterioze, por edhe të shkuarën e tij.

Një moment që gjithnjë theksohet kur flitet për jetën e Prigozhin, është kur ai ishte kuzhinieri i Putinit dhe si i tillë ka shërbyer në shumë darka të rëndësishme.

17 vite më parë, Prigozhin i shërbeu darkë ish-presidentit amerikan George Bush. Ky i fundit është shprehur për mediat se është i tronditur me faktin se personi që dikur i serviri darkën u bë “koka” e mercenarëve të Wagner dhe doli hapur kundër Putinit.

Lidhur me vdekjen e Prigozhin, Bush foli gjatë konferencës së Strategjisë Evropiane të Jaltës.

Ajo që është tronditëse për mua është se pashë një foto të samitit të G8 në Shën Petersburg, ku mësova se djali që më kishte servirur ushqim, kishte vdekur si kreu i Wagner,” tha Bush.

Ai ishte kuzhinieri i Putinit”, tha ish-presidenti me një buzëqeshje ironike. Bush mohoi ta ketë takuar Prigozhinin personalisht.

Lidhur me situatën e luftës në Ukrainë, Bush u shpreh: Kjo varet nga populli rus. Nuk varet nga populli amerikan. Nuk varet nga populli ukrainas. I takon popullit të Rusisë të vendosë. Ata janë njerëz të zgjuar.

Një foto e datës 14 korrik 2006, tregon momentin kur Bush dhe gruaja e tij, Laura Bush, takuan Prigozhin, kur çifti darkoi me Putinin. Ata ishin në Pallatin Konstandin gjatë Samitit të 32-të të G8-ës në Shën Petersburg. Ishte hera e parë që Rusia priti një takim të G8-ës. Në atë kohë, si Uashingtoni ashtu edhe Moska po diskutonin hapjen e mëtejshme të tregtisë midis dy kombeve dhe mundësinë e anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Në ato ditë, Prigozhin kishte fituar pseudonimin “kuzhinieri i Putinit”, sepse i ofronte shërbime katering liderit rus. Kompania e tij, ‘Concord’, ndihmoi në organizimin e banketeve shtetërore.

Nga një kuzhinier, Prigozhin u kthye në udhëheqësin e ushtarëve të Wagner të cilët u bënë të shumtë në numër. Ai madje organizoi dhe një rebelim të armatosur Qershorin e këtij viti, ku trupat e tij u nisën në marshim drejt Moskës.

Megjithatë, ata u kthyen një ditë më vonë pasi Prigozhin arriti një marrëveshje me Putinin. Javë më vonë, u raportua vdekja e Prigozhin./tvklan.al

Rama: “Albanian Digital Solutions”, revolucion i ri digjital në administratën shqiptare

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e “Albanian Digital Solution” sh.a.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “Albanian Digital Solutions”, revolucion i ri digjital në administratën shqiptare

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e “Albanian Digital Solution” sh.a.