22-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti: Unifikim rreth BE

Lideri i BDI: Tejkalohen barrierat e fundit drejt barazisë së synuar, por të mohuar


Po tejkalohen barrierat e fundit drejt barazisë së synuar, por të mohuar. Kështu e quan lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, përfundimin e luftës së UÇK-së dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2001, njofton KlanM.

Lideri I BDI-së, shprehet se, sot gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar bashkë me tri universitete në gjuhën shqipe, janë zyrtare, kurse shqiptarët i gjen gati në të gjitha dikasteret por dhe duke drejtuar me përgjegjësi institucionet e vendit.

Edhe në përvjetorin e 22-të të Marrëveshjes së Ohrit, sië përcjell KlanM, lideri i integristëve, Ali Ahmeti, potencoi nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese për vazhdimin e rrugëtimit evropian të vendit.

“Sot jemi pjesë e Aleancës Euro-Amerikane, jemi në NATO. Po ndërtojmë edhe autostrada me Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe me rajonin, ku po unifikojmë kufijtë. Hapëm negociata për anëtarësim me BE-në dhe po përfundojmë skriningun. Për të rrumbullakësuar procesin e barazisë dhe integrimin duhet të ndërmarim edhe hapin e fundit të ndryshimeve kushtetuese”

Sipas Ahmetit, vendimet e mëdha kërkojnë guxim dhe jo kalkulim, kërkojnë vizion e jo shkurtpamësi, kërkojnë prirje e jo strukim. Ai bëri thirrje, sicc tha, të mos guxojmë të humbasim shansin e të shuajmë shpresën e qytetarëve për një vend dhe rend europian.

“Sot, padyshim se jemi më mirë se dje por punojmë që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja. Gjithmonë bashkë, prandaj dhe në këtë përvjetor të Marrëveshjes së Ohrit, bëj thirrje për bashkim e unifikim rreth Frontit Europian si nevojë dhe përgjegjësi historike e kohës dhe hap i domosdoshëm për të siguruar të ardhmen.”

Edhe në përvjetorin e 22-të të Marrëveshjes së Ohrit, sicc përcjell KlanM, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, siç tha, me nderime të larta ka kujtuar dëshmorët dhe invalidët, veteranët e martirët, dhe familjet e tyre.

Klan News

Lexo më shumë nga

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë