Nasip Naço përfaqëson Kuvendin në takimin e nivelit të lartë në Lituani

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço përfaqësoi Kuvendin në takimin e Nivelit të Lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të NATO-s që u zhvillua në Vilnius të Lituanisë nga data 1-3 qershor 2023.


Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço përfaqësoi Kuvendin në takimin e Nivelit të Lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të NATO-s që u zhvillua në Vilnius të Lituanisë nga data 1-3 qershor 2023.

Lituania është vendi që pret në korrik samitin e NATO-s që këtë vit merr rëndësi të veçantë për shkak të situatës globale të mbrojtjes dhe sigurisë.

Ky takim i këtij niveli organizuar nga Viktorija Cmilyte-Nielsen, kryetare e Seimas solli edhe një herë në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të diplomacisë parlamentare por edhe funksionin e saj kontrollues ndaj qeverisë.

Diskutimet u fokusuan në rolin global të NATO-s përballë sfidave të kohës, si dhe transformimin e brendshëm të Aleancës, shpenzimet dhe buxhetet e mbrojtjes me synim rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes.

Një panel i veçantë diskutoi mbi Ukrainën, duke përqendruar temën tek e ardhmja e këtij vendi. Në takim ishte prezent edhe kryetari i Verkhovna Rada, Ruslan Stefanchuk i cili tha se mbështetja për NATO-n në Ukrainë është në nivelin 82% dhe anëtarësimi i tyre në Aleancë do të sillte përfitime të dyfishta.

Pjesëmarrësit ndoqën një demostrim në terren të eFP NATO që ndodhet i dislokuar në Lituani.

Në takim merrnin pjesë 29 delegacione parlamentare.

Gjatë ditëve të aktivitetit, Naço pati shkëmbime me homologët e tij të rajonit si dhe një takim miqësor me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.