Rama: Rezultati është një mesazh i jashtëzakonshëm për t’u lexuar, jo për të festuar.

Kryetari i PS falënderoi çdo zgjedhës të djathtë që e dëgjoi mesazhin e tij për të mos dalë fare në votime,


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama falënderoi sot çdo zgjedhës të djathtë që e dëgjoi mesazhin e tij për të mos dalë fare në votime, nëse do ta kishin të pamundur ta kapërcenin ylberin politik.

Në konferencën e parë për shtyp, pas zgjedhjeve vendore, Rama tha se, u është mirënjohës, sepse me mungesën e tyre, iu bashkuan Shqipërisë krenare, dinjitoze, mike e aleate e palëkundur e SHBA-së dhe botës demokratike.

“Të tjerëve, atyre që këtë herë nuk ia dolën të dalin nga këneta e hijeve të së shkuarës, uroj shumë që rezultati t’u ketë shërbyer të shohin më mirë se në atë kënetë nuk ka të ardhme, por ka vetëm të shkuar”, tha Rama.

Natyrisht, vijoi kryeministri, “që nuk dua t’i ngrij askujt buzëqeshjen legjitime të fitoreve të arritura me aq shumë punë, mund e durim”.

“Dua të gjithë ta dinë, kryebashkiakët tanë, deputetët, drejtuesit politikë, se u jam tejet falënderues për përpjekjet e tyre dhe jam admirues për arritjet e tyre. Edhe më falënderues i jam socialistëve të bazës, anëtarëve të bashkuar të familjes sonë politike që u angazhuan, patronazhistëve të palodhur dhe aktivistëve të paepur, pa të cilët makinerisë tonë elektorale do t’i mungonin shumë kuaj fuqi”, tha Rama.

Kjo, sipas tij, ndihmoi në krijimin e distancave të parikuperueshme për kundërshtarët.

“Shumë falënderues i jam skuadrës sonë fantastike të sondazheve, statistikave, trendeve historike e të dhënave dhe projeksioneve të bëra mbi bazë algoritmesh shkencore. Falënderimi i shkon zgjedhësve tanë nga Thethi në Finiq që na dëgjuan, na besuan dhe na votuan përsëri si votues të parë apo deri dje demokratë”, tha Rama.

Kryeministri garantoi si ata, edhe zgjedhësit e majtë se, “do të angazhohemi si asnjëherë më parë, do të gjejmë fuqi dhe energji të reja për t’i qëndruar kësaj sfide të jashtëzakonshme që na bënë, duke na dhënë një besim kaq të madh.

“Për mua ky rezultat është një mesazh i jashtëzakonshëm për t’u lexuar, jo për të festuar. Prandaj do të angazhohemi edhe për këtë, duke nisur me turin e falënderimeve dhe me shkrimin e projektit të ri të Partisë Socialiste drejt Shqipërisë 2030”, tha Rama.

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.