“Mjeshtër i Madh” për piktorin e njohur Helidon Haliti

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dekoroi me titullin “Mjeshtër i madh” piktorin Helidon Haliti


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dekoroi me titullin “Mjeshtër i madh” piktorin Helidon Haliti me motivacionin: “Me mirënjohje për veprimtarinë e pasur artistike në artin figurativ, i vlerësuar si piktori “Mjeshtër i akuareleve’’ dhe si intelektual i angazhuar në edukimin e shoqërisë me vlera kulturore dhe artistike. Në vlerësim të promovimit të artit shqiptar nëpërmjet ekspozitave brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar në rritjen e imazhit të Shqipërisë”.

“Helidon Haliti është një piktor modern bashkëkohor dhe surrealist në kufijtë e realizmit magjik, siç e përcaktojnë edhe kritikët e artit, por frymëzimi tij nga temat shqiptare e bën atë më të veçantë, gjithashtu e bën vlerësimin që i jepet sot më kuptimplotë”, u shpreh Begaj në fjalën e tij.

Miq nga bota e artit dhe familjarë të mjeshtrit të madh, Haliti, ishin sot të pranishëm për të ndjekur dekorimin e tij, si dhe për të ndarë së bashku emocionet e një vlerësimi të merituar, kushtuar punës së tij si një trashëgimi e lënë për artistët e rinj.

Artisti Helidon Haliti është një ndër artistët tanë më të njohur dhe kontributi i tij është nderuar me çmime të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai është vlerësuar për një kontribut të madh kryesisht në 15 vitet e qëndrimit të tij në Greqi, në organizimin e ekspozitave të ndryshme si dhe prezantimin e artit dhe kulturës shqiptare në shtetin helen.

Me kthimin e tij në Shqipëri, vlen të theksohet që artisti Helidon Haliti ka një kontribut të gjerë prej 17 vitesh.

Haliti është ndër emrat më të rëndësishëm të artit bashkëkohor shqiptar, një artist shumë i njohur me artin e tij si në Shqipëri dhe jashtë saj, pjesëmarrës në shumë bienale dhe ekspozita ndërkombëtare, mbi 5 ekspozita personale, i nderuar me çmime të kalibrit të lartë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Një artist mjaft i vlerësuar nga kritikë e studiues arti. Veprat e tij janë pjesë e muzeumeve dhe galerive, si dhe koleksionistëve të ndryshëm në Shqipëri dhe jashtë saj.

 

 

Rama: Gati skena e çeljes së edicionit të tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës

Tirana po bëhet gati të mirëpresë edicionin e tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Rama: Gati skena e çeljes së edicionit të tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës

Tirana po bëhet gati të mirëpresë edicionin e tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës.