Rama: Integrim gradual i bizneseve në tregun e BE-së, qytetarët të përfitojnë që tani nga standardet europiane

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka aspak dyshim që Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor përbën një moment vendimtar për rajonin dhe vetë Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka aspak dyshim që Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor përbën një moment vendimtar për rajonin dhe vetë Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes (Growth Plan), me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, Rama tha se “është po kështu ky moment është shumë vendimtar për secilin prej vendeve të ulur rreth tryezës. Nuk ka aspak dyshim që po kështu që është një moment tejet vendimtar për vetë Europën”.

Rama u shpreh se ky takim vlen për të vlerësuar progresin dhe për të parë sfidat përpara.

“Ne kemi qenë absolutisht entuziastë për nisjen e këtij procesi të ri që në një farë mënyre vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual, që na mbledh bashkë në tri dimensione në reforma, konvergjencë ekonomike dhe kohezion rajonal”, tha Rama.

Rama tha se “jemi të gjithë të vetëdijshëm që konvergjenca, sa i takon Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, nuk mund të presë deri në anëtarësim. Në fakt, duhet të themi se vitet e fundit konvergjenca midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian po rritet. Megjithatë, ka ende shumë rrugë përpara”, tha Rama.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se qytetarët dhe bizneset e rajonit nuk duhet të presin deri në anëtarësimin e plotë në BE për të përfituar nga mundësitë e reja ekonomike, përfshirja në zinxhirët europianë të vlerës dhe përfitimet e integrimit në tregun e përbashkët.

“Qytetarët duhet të përfitojnë gradualisht që tani nga të drejtat dhe standardet që karakterizojnë jetën në Bashkimin Europian, ndërsa bizneset të kenë mundësi më të mëdha për t’u bërë pjesë e tregut europian”, tha Rama.

Sigurisht, vijoi Rama, jemi të vetëdijshëm që asgjë nuk është e mirëqenë dhe se Bashkimi Europian është po kaq i prirur të na ndihmojë, sa është i prirur të na bjerë në fakt me çekiç kokës për të dhënë rezultate.

“Është një marrëdhënie ku progresi sjell më shumë pjesëmarrje, ku gatishmëria sjell më shumë mundësi”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Integrim gradual i bizneseve në tregun e BE-së, qytetarët të përfitojnë që tani nga standardet europiane

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka aspak dyshim që Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor përbën një moment…

Global 360

Shiroka Pula: Do të vijojmë forcimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka rikonfirmuar angazhimin për forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), avancimin e…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Integrim gradual i bizneseve në tregun e BE-së, qytetarët të përfitojnë që tani nga standardet europiane

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka aspak dyshim që Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor përbën një moment…