Rama në Bruksel: Serbia të njohë Kosovën, jo mesazheve që rikthejnë konfliktet e së kaluarës me melodi nacionaliste

Kryeministri Edi Rama reagoi në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, në Bruksel, ndaj interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në prag të aktivitetit, duke e cilësuar atë të papërshtatshme dhe në kundërshtim me frymën e unitetit europian.


Kryeministri Edi Rama reagoi në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, në Bruksel, ndaj interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në prag të aktivitetit, duke e cilësuar atë të papërshtatshme dhe në kundërshtim me frymën e unitetit europian.

Gjatë panelit me temë “Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje”, ku morën pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, komisioneri europian Valdis Dombrovskis dhe eurodeputeti Thijs Reuten, Rama u shpreh se nuk duhej lejuar që këngë të tilla të shndërrohen në mesazhe mobilizuese të së sotmes.

I pyetur në panelin e moderuar nga Suzanne Lynch, drejtuese e zyrës së Bloomberg në Bruksel, për ndikimin e protestave në Shqipëri në dëshirën e vendit për t’u anëtarësuar në BE, Rama zgjodhi fillimisht të ndalet te interpretimi i këngës.

Kryeministri tha se nuk e dinte nëse bëhej fjalë për një veprim të qëllimshëm apo për mungesë njohurish, por theksoi se një këngë me përmbajtje nacionaliste nuk përfaqëson frymën e bashkëpunimit dhe të së ardhmes europiane.

“Nuk e di nëse ishte e qëllimshme, rezultat i injorancës apo thjesht fakti që një këngë pa shije, nacionaliste, u interpretua në prag të këtij forumi, në kundërshtim me gjithçka që ai përfaqëson. Për t’i shtuar plagës edhe fyerjen, ajo u interpretua nën titullin e bukur “Melodi të unitetit”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se kjo çështje nuk prek vetëm ndjenjat e shqiptarëve në Shqipëri, por edhe të qytetarëve shqiptarë të Republikës së Kosovës.

“Nuk është se kjo lëndon vetëm ndjenjat e shqiptarëve, të kombit shqiptar apo të qytetarëve shqiptarë të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë edhe me nevojën për të mos lejuar që të kalojë në heshtje asgjë që na kthen në të shkuarën”, tha Rama.

Rama theksoi se ka qenë vazhdimisht mbështetës i afrimit të Serbisë me Europën dhe i ruajtjes së saj në këtë rrugëtim, por shtoi se kjo nuk duhet të pengojë reagimin ndaj mesazheve që rikthejnë konfliktet e së kaluarës.

“Unë kam qenë prej shumë vitesh një avokat i rëndësisë që ka për fqinjësinë tonë dhe për Serbinë mbajtja e kësaj të fundit në anën tonë, në anën e Evropës. Dua të sigurohem që ajo që po them të mos shkojë në kundërshtim me këtë bindje. Por, në të njëjtën kohë, mendoj se nuk duhet të lëmë hapësirë që betejat dhe fushëbetejat mesjetare të shndërrohen në këngë apo fantazi mobilizuese të së sotmes”, shtoi Rama.

Rama theksoi se sa më shpejt që Serbia të normalizojë dhe të njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për të gjithë të tjerët.

Kryeministri theksoi se vendet e rajonit duhet të angazhohen për ta transformuar Ballkanin Perëndimor sipas vlerave europiane, duke ruajtur identitetet, kulturat dhe traditat e ndryshme.

“Ne nuk po kërkojmë të vijmë këtu, ne po kërkojmë të sjellim Europën atje. Ne nuk po kërkojmë të bëhemi dikush tjetër, po kërkojmë të jemi vetvetja, me identitete, kultura dhe tradita të ndryshme, por duke bashkëndarë atë që e bën këtë shtëpi një familje ku të gjithë duam të bëjmë pjesë”, tha Rama.

Rama u shpreh se vendet e rajonit nuk duhet të synojnë të heqin dorë nga identitetet e tyre për t’u integruar në Bashkimin Europian, por të ruajnë veçoritë kulturore dhe traditat, duke ndarë vlerat e përbashkëta europiane.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Bruksel: Serbia të njohë Kosovën, jo mesazheve që rikthejnë konfliktet e së kaluarës me melodi nacionaliste

Kryeministri Edi Rama reagoi në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, në Bruksel, ndaj interpretimit të një kënge…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel: Serbia të njohë Kosovën, jo mesazheve që rikthejnë konfliktet e së kaluarës me melodi nacionaliste

Kryeministri Edi Rama reagoi në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, në Bruksel, ndaj interpretimit të një kënge…