Gjykata e Lartë, trajnim me ekspertë holandezë për përmirësimin e cilësisë së vendimeve gjyqësore

Në kuadër të bashkëpunimit institucional ndërmjet Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve gjyqësore të Mbretërisë së Holandës, në datat 12–13 nëntor 2026 u zhvillua trajnimi i specializuar me temë “Hartimi i vendimeve gjyqësore, përfshirë jurisprudencën përkatëse të GJEDNJ”.

Në këtë aktivitet morën pjesë gjyqtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ndihmësmagjistratët dhe këshilltarët ligjorë të këtij Kolegji, me synim forcimin e mëtejshëm të aftësive profesionale në drejtim të analizës juridike, strukturimit dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore.

Trajnimi u zhvillua nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Holandës Tamara Trotman dhe Janne Maaike Gerlofs, specialiste e argumentimit juridik.

Gjatë dy ditëve të trajnimit u trajtuan çështje që lidhen me elementet dhe strukturën standarde të një vendimi gjyqësor, kërkesat për hartimin e teksteve efektive, strukturimin e argumentimit si instrument për analizimin e çështjes dhe marrjen e vendimit, si dhe teknikat për analizimin dhe trajtimin e argumenteve të paraqitura nga palët. Një vëmendje e veçantë iu kushtua paraqitjes së arsyetimit në mënyrë të qartë, të organizuar dhe të kuptueshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Gjykatës së Lartë Ilir Panda, theksoi rëndësinë thelbësore që ka cilësia e arsyetimit në ushtrimin e funksionit gjyqësor, duke nënvizuar se “një vendim gjyqësor nuk është thjesht përfundimi formal i një procesi. Ai është mënyra përmes së cilës gjykata shpjegon se si ka arritur në përfundimin e saj, si i ka vlerësuar argumentet e palëve dhe si e ka interpretuar e zbatuar ligjin”.

Ai theksoi gjithashtu se kjo përgjegjësi merr një rëndësi të veçantë për Gjykatën e Lartë, vendimet e së cilës, përtej zgjidhjes së mosmarrëveshjeve konkrete, orientojnë interpretimin dhe zbatimin e ligjit, kontribuojnë në njësimin e praktikës gjyqësore dhe forcojnë sigurinë juridike.

Ky trajnim përbën një tjetër rezultat konkret të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe institucioneve homologe holandeze, në kuadër të projektit MATRA “Forcimi i rolit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë përmes bashkëpunimit gjyqësor”, të nisur në mars të vitit 2026.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gjykata e Lartë, trajnim me ekspertë holandezë për përmirësimin e cilësisë së vendimeve gjyqësore

Në kuadër të bashkëpunimit institucional ndërmjet Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve gjyqësore të Mbretërisë së Holandës,…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia