
Lirohet nga detyra zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të Endrit Hoxhës, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të Endrit Hoxhës, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Vendimi është marrë me propozim të Kryeministrit dhe mbështetet në nenin 100 të Kushtetutës dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.
Lirimi nga detyra hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.
Burimi ATSH



















