
Rama: Sipërmarrje e përbashkët për Sazanin, nuk ka asnjë ishull të shitur apo të dhënë me qira
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti për ishullin e Sazanit është ende në proces shqyrtimi dhe se nuk ka asnjë vendim për shitjen, dhënien me koncesion apo me qira të tij.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti për ishullin e Sazanit është ende në proces shqyrtimi dhe se nuk ka asnjë vendim për shitjen, dhënien me koncesion apo me qira të tij.
Në një komunikim me mediet në mbërritje të samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet në Dublin, Irlandë, Rama tha se “projekti për Sazanin është një projekt shumë tërheqës që po përpiqemi ta shohim”.
“Por është ende në proces dhe gjithçka është thënë rrotull dhe që është shndërruar në të vërtetë të pranuar globale është një gënjeshtër e madhe globale”, vuri në dukje ai.
“Nuk ka asnjë ishull të shitur, asnjë ishull në koncesion apo të dhënë me qira. Nuk ka asnjë kërkesë prej investitorit apo dikujt tjetër për të blerë ishullin”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “ishulli është pronësi e Republikës së Shqipërisë dhe ne po negociojmë se cila do të jetë pjesa e Republikës së Shqipërisë në këtë sipërmarrje të përbashkët”.
I pyetur në lidhje me Jared Kuchner, Rama u shpreh se “nuk kam marrëdhënie pune me të”.
“Ai është një prej shumë investuese që kanë treguar interes për vendin tonë. Po ndodh një bisedë aktuale me grupin e investitorit që është një grup i madh dhe me qëllime shumë të mira”, tha Rama.
“Po t’ju pyesja çfarë dini për të, do më thonit që ka një ishull në Shqipëri që i është dhënë atij? Kjo ju është thënë nga mediet globale që është gënjeshtër sepse ndërsa flasim nuk ka asnjë marrëveshje ende, nuk ka një marrëveshje biznesi sepse jemi në negociata qysh prej tre vitesh”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë ripërsëriti se nuk ka ishull të shitur, nuk ka kërkesë për blerjen e tij.
“Republika e Shqipërisë po kërkon të jetë aksionare në këtë investim, kjo është e vërteta, por nuk ka shumë hapësirë për të vërtetën në median globale apo edhe atë lokale”, tha Rama.
Burimi ATSH


















