Rama: BE duhet të ulë rreth tryezës vendet që negociojnë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një mundësi e rëndësishme për forcimin e institucioneve dhe shtetit shqiptar, por theksoi se BE duhet të gjejë një qasje të re politike ndaj zgjerimit, duke ruajtur parimin e meritës.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një mundësi e rëndësishme për forcimin e institucioneve dhe shtetit shqiptar, por theksoi se BE duhet të gjejë një qasje të re politike ndaj zgjerimit, duke ruajtur parimin e meritës.

Gjatë bashkëbisedimit në Forumin e Paqes në Paris, Rama iu përgjigj pyetjeve mbi perspektivën europiane të Shqipërisë, diskutimet për anëtarësimin e Ukrainës, të ardhmen e Bashkimit Europian dhe kuptimin e lirisë në kuadër të projektit europian.

I pyetur nëse diskutimet për një trajtim të përshpejtuar të Ukrainës mund të përbëjnë një përjashtim nga rregullat e anëtarësimit në BE, Kryeministri tha se një përjashtim i tillë nuk ekziston, ndërsa vlerësoi kontributin e Ukrainës në mbrojtjen e Europës.

“Pikësëpari ky përjashtimi është gënjeshtër. Kushdo që e thotë, po gënjen sepse nuk ndodh. Unë besoj, së dyti, që Ukrainës duhet t’i njihen të gjitha meritat sepse po lufton jo vetëm për veten, por edhe për Evropën dhe për mënyrën e jetesës së Evropës”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se në paketën e re të zgjerimit janë katër vende që konsiderohen në pararojë të procesit.

“Në paketën e re të zgjerimit ka qartësi rreth katër vendeve që konsiderohen se janë pararojë, Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia”, deklaroi Kryeministri.

Rama vlerësoi se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është veçanërisht i rëndësishëm për vende si Shqipëria, të cilat kanë nevojë të forcojnë traditën institucionale dhe ndërtimin e shtetit.

“Procesi i anëtarësimit është gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë vendeve si tonat. Ne nuk jemi Franca që ka qenë shtet prej një kohe shumë të gjatë. Ne jemi një vend që vijmë nga një e shkuar shumë e errët. Jemi me një traditë shumë të vogël, në mos joekzistuese të shtetit, të institucioneve që mbajnë një vend së bashku. Ndaj, Bashkimi Evropian është një bekim, sepse na jep instrumentet për të ndërtuar institucionet dhe shtetin tonë. Ndaj besoj se procesi është i gjatë, por është i nevojshëm”, vijoi Rama

Ai shtoi se askush nuk duhet ta tejkalojë apo ta kalojë shansin, sepse është njësoj si të marrësh patentën pa e ditur si t’i japësh makinës dhe të përplasesh vetë, e të dëmtosh të tjerët.

Sa i përket mënyrës se si duhet të vijojë procesi i zgjerimit, Kryeministri u shpreh se Bashkimi Europian duhet të gjejë një moment të ngjashëm me atë të bashkimit të Gjermanisë, duke iu referuar rolit të ish-kancelarit Helmut Kohl.

“Rruga e vetme që mund të jetë ndryshe, është që Bashkimi Europian të gjejë kurajën, të mbërrijë tek “momenti i tij Helmut Kohl”, siç e them shpesh. Helmut Kohl kur shkoi te Muri i rrëzuar, nuk u tha bashkëqytetarëve gjermanolindorë, “tani jeni të lirë, po ka 33 kapituj që duhet t’i kaloni”. Jo, i tha “jeni të lirë, tashmë jemi bashkë” dhe pastaj institucionet filluan të lidhen me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Rama propozoi që vendet që negociojnë anëtarësimin të përfshihen më drejtpërdrejt në tryezën e diskutimeve të Bashkimit Europian, pa cenuar kriteret dhe detyrimet e procesit.

“Pra, Bashkimi Europian duhet t’i ulë rreth tryeze këto shtatë vende që negociojnë”, tha Kryeministri, duke shtuar se “procesi i mbështetur në meritë duhet të vazhdojë të jetë siç është”.

“Çdo vend duhet të vazhdojë të bëjë “detyrat e shtëpisë”, por çdo vend duhet të ulet rreth tryezës. Në qoftë se do të marrësh më shumë nga tryeza, duhet të japësh më shumë në procesin bazuar në meritë. Por politikisht kjo është mënyra për të ndryshuar paradigmën e proceseve që s’mbarojnë kurrë, e të vetove e kështu me radhë. Sa do të ndodhë? Nuk e di, nuk jam i sigurt, por a është gjëja e drejtë për t’u bërë? Po, besoj, po!”, theksoi Kryeministri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: BE duhet të ulë rreth tryezës vendet që negociojnë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një mundësi e rëndësishme për forcimin e…

Global 360

Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: BE duhet të ulë rreth tryezës vendet që negociojnë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një mundësi e rëndësishme për forcimin e…