Nufi: Buxheti i Mbrojtjes drejt objektivave të NATO-s, 2,9% e PBB-së në vitin 2029

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2027


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2027 në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, duke bërë të ditur se shpenzimet për mbrojtjen do të vijojnë të rriten në vitet e ardhshme, në funksion të përmbushjes së angazhimeve të Shqipërisë në NATO dhe modernizimit të Forcave të Armatosura.

Nufi tha se, “objektivat e përcaktuara në Samitin e Hagës janë 3,5% e PBB-së për shpenzimet bazë të mbrojtjes dhe 1,5% shpenzimet të lidhura me mbrojtjen”, theksoi Nufi, duke iu referuar ndarjes mes Core Defence Spending dhe Defence-related Expenditures.

Sipas parashikimeve të paraqitura nga ministri, shpenzimet bazë të mbrojtjes për vitin 2027 do të arrijnë në 2,35% të PBB-së, me një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2026, ose rreth 6,9 miliardë lekë më shumë.

Për vitin 2028, ky tregues parashikohet të arrijë në 2,5% të PBB-së, ndërsa buxheti total i Ministrisë së Mbrojtjes të shkojë në 2,74% të PBB-së. Në vitin 2029, shpenzimet bazë të mbrojtjes parashikohen në 2,66% të PBB-së, ndërsa buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes në 2,9% të PBB-së.

Nufi bëri të ditur se ky kalendar është dakordësuar edhe me Sekretariatin e NATO-s dhe synon përmbushjen graduale të objektivave të përcaktuara.

Gjatë prezantimit, Nufi u ndal tek investimet me financim të huaj, të cilat për periudhën 2027–2029 parashikohen në vlerën 43,5 miliardë lekë.

Sipas tij, këto fonde do të sigurohen nga partnerët strategjikë dhe do të përdoren për projekte të modernizimit të Forcave të Armatosura, përfshirë sistemet antiraketore, helikopterët dhe sistemet Link.

Në raport me buxhetin total të Ministrisë së Mbrojtjes, për periudhën 2026–2029, investimet me financim të huaj parashikohen në vlerën 56,5 miliardë lekë.

Ministri bëri të ditur se për vitet 2028–2029 do të vijojnë negociatat me partnerët për marrëveshje të reja, në funksion të modernizimit të kapaciteteve ushtarake.

Ai theksoi se, në rast se projektet nuk mund të realizohen për shkak të kufizimeve fiskale dhe financiare, fondet e parashikuara me financim të huaj mund të riorientohen drejt financimit të brendshëm, për të mbështetur objektivat e përcaktuara.

Sa u përket prioriteteve të investimeve për vitin 2027, Nufi renditi gjashtë drejtime kryesore: rritjen e kapaciteteve operacionale përmes investimeve në armatim, pajisje dhe sisteme; zhvillimin e kapaciteteve detare dhe rivitalizimin e infrastrukturës ushtarake; forcimin e sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës teknologjike; përmirësimin e infrastrukturës dhe mbështetjes logjistike; forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe mbështetjen e personelit; si dhe rritjen e kapaciteteve për përballimin e emergjencave civile.

Ministri përmendi edhe fondet që do të alokohen për pushtetin vendor, për dëmshpërblimet dhe për investimet kapitale që lidhen me parandalimin e emergjencave civile dhe rehabilitimin e digave.

Marrë nga ATSH

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Izraelit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Ohad Nakash Kaynar, me rastin e paraqitjes së letrave…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Izraelit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Ohad Nakash Kaynar, me rastin e paraqitjes së letrave…