Marta Kos: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave drejt BE-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot, në hapje të Samitit të Procesit të Berlinit në Budva të Malit të Zi, se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian


Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot, në hapje të Samitit të Procesit të Berlinit në Budva të Malit të Zi, se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sipas “RTV Budva”.

Duke u ndalur te Shqipëria, Kos theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit të përparimit drejt integrimit evropian, ndërsa për Malin e Zi vlerësoi ecurinë në procesin e anëtarësimit, duke e cilësuar atë si vendin që ka përparuar më shumë në këtë drejtim.

“Mali i Zi është vendi që kam vizituar më shumë herë gjatë këtij viti, gjë që është e natyrshme, duke pasur parasysh se ai është në krye të procesit të anëtarësimit në BE”, deklaroi Kos, duke shtuar se është gjithmonë e kënaqur të shohë përparimin e një vendi të vendosur për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.

Ajo nënvizoi se periudha e ardhshme do të shënojë momente të rëndësishme për vendet e rajonit, ndërsa për Malin e Zi momenti vendimtar do të jetë përfundimi i procesit të anëtarësimit.

“Përpara nesh janë javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, momenti vendimtar do të jetë kalimi i vijës së finishit në procesin e anëtarësimit”, tha komisionerja evropiane.

Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, Kos u shpreh se për Serbinë një moment i rëndësishëm do të jenë zgjedhjet e së dielës, ndërsa për Shqipërinë përparësia mbetet ruajtja e ritmit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Për Kosovën, ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të rrugës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe shtetin e së drejtës.

“Prandaj, mendoj se është shumë pozitive që udhëheqësit e rajonit, si dhe përfaqësuesit e të gjithë Procesit të Berlinit, janë mbledhur sot në këtë vend të bukur, në Malin e Zi”, përfundoi Kos.

Mali i Zi do të presë sot Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, duke përmbyllur kështu, drejtimin e kësaj nismeje të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian.

Samiti do të hapet nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, dhe kancelari federal i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Sipas njoftimit të qeverisë malazeze, në samit do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të organizatave ndërkombëtare.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave drejt BE-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot, në hapje të Samitit të Procesit të Berlinit në Budva…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave drejt BE-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot, në hapje të Samitit të Procesit të Berlinit në Budva…