
Zëvendësguvernatorja Ahmetaj takim me Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve
Zëvendësguvernatorja e Dytë e Banjës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, takoi sot Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot.

Zëvendësguvernatorja e Dytë e Banjës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, takoi sot Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit për financën e qëndrueshme, investimet e gjelbra dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Drafti përfundimtar i Taksonomisë Kombëtare të Gjelbër u vlerësua si një arritje e rëndësishme e këtij bashkëpunimi.
“Zj. Ahmetaj falënderoi BEI-n për mbështetjen, ndërsa palët shprehën gatishmërinë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit”, shkruan banka në postimin e saj në rrjetet sociale.


















