Balla takon kongresmenin Ritchie Torres në Bronx, qendrën e komunitetit shqiptaro-amerikan

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Ritchie Torres, përfaqësues i distriktit të 15-të të New York-ut, që përfshin Bronx-in, zonën ku jeton edhe komuniteti më i madh shqiptar në New York.


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Ritchie Torres, përfaqësues i distriktit të 15-të të New York-ut, që përfshin Bronx-in, zonën ku jeton edhe komuniteti më i madh shqiptar në New York.

Bronx-i konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan, ku institucione si shkolla shqipe “Children of the Eagle” dhe programi dygjuhësh shqip-anglisht luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj.

Gjatë vizitës, Balla shprehu mirënjohje për shqiptarët e Amerikës, duke i cilësuar ata si një komunitet që ruan rrënjët e tij dhe ndërton ura të forta miqësie dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ritchie Torres është një politikan amerikan i Partisë Demokratike, i lindur në Bronx më 12 mars 1988. Është deputet në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që nga 3 janari 2021, ku përfaqëson distriktin e 15-të të New York-ut, që përfshin pjesë të Bronx-it. Më parë ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut, 2014–2020.

Ai ka një histori të fortë personale në Bronx: është rritur në një kompleks banesash publike nga nëna e tij dhe është bërë në moshën 25-vjeçare zyrtari më i ri i zgjedhur i New York City në atë kohë.

Aktualisht, Torres po kandidon për rizgjedhje në Kongres në zgjedhjet e 3 nëntorit 2026, për të vazhduar përfaqësimin e distriktit të 15-të. Ai fitoi zgjedhjet paraprake demokrate të 23 qershorit 2026.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…