Kompani franceze dhe çeke i shtohen panairit Future2Tech 2026 për teknologjinë dhe inovacionin

Panairi Future2Tech 2026 është një nga platformat kryesore që sjell së bashku në një hapësirë të vetme institucione publike, kompani, sipërmarrës dhe aktorë të ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit.


Panairi Future2Tech 2026 është një nga platformat kryesore që sjell së bashku në një hapësirë të vetme institucione publike, kompani, sipërmarrës dhe aktorë të ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit.

Në ceremoninë e hapjes së edicionit të këtij viti, të pranishëm ishin edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo, zëvendësministri i Mjedisit, Gent Gazheli dhe drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, Bledar Kazia.

Në fjalën përshëndetëse, Ibrahimaj u ndal te pjesëmarrja për herë të parë e kompanive franceze dhe çeke, përmes stendave të organizuara nga ambasadat përkatëse.

“Për herë të parë në Future2Tech këtë vit kemi stendë të Ambasadës Franceze me kompani franceze të cilat kanë shprehur interesin për të ardhur në Shqipëri, dhe gjithashtu një stendë të organizuar nga Ambasada Çeke që ka kompani të interesuara të vijnë, të punojnë, të jetojnë, të ngrenë talente në vend”, tha ajo.

Sipas Ibrahimajt, kjo pjesëmarrje tregon zgjerimin e interesit ndërkombëtar ndaj ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimin e një vizioni të artikuluar në edicionet e mëparshme të panairit.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se bashkëpunimi mes sektorit privat dhe të rinjve është i rëndësishëm për formësimin e kapaciteteve që kërkon tregu i punës, veçanërisht në kushtet e zhvillimit të teknologjisë dhe inovacionit.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, deklaroi se teknologjia është prioritet në punën e dikasterit që drejton, duke e cilësuar panairin Future2Tech si një mundësi për të bashkuar sipërmarrjen, inovacionin dhe teknologjinë.

Demo tha se “Policia e Shtetit e ka të integruar teknologjinë në disa dimensione të veprimtarisë së saj, përfshirë kamerat inteligjente, laboratorët shkencorë, sigurinë kibernetike, identitetin e sigurt digjital dhe sistemet e avancuara”.

Ministri Demo u ndal edhe te kompania IdentiTek, të cilin e cilësoi si një komponent të rëndësishëm të infrastrukturës kritike të vendit.

“Fakti që sot IdentiTek-u është shoqëri me 100% kapital shtetëror dhe ka përgjegjësinë për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike, është një përgjegjësi shumë e madhe”, tha Demo.

Ministri theksoi njëherësh edhe rëndësinë e krijimit të një ekosistemi ku bashkëpunojnë kompanitë teknologjike, universitetet dhe tregu i punës, duke e cilësuar zhvillimin e burimeve njerëzore si të domosdoshëm për qëndrueshmërinë e sektorit.

Zëvendësministri i Mjedisit, Gent Gazheli, deklaroi se inovacioni dhe teknologjia janë të rëndësishme për ndërtimin e një ekonomie më konkurruese dhe efikase në përdorimin e burimeve, duke theksuar rolin e ekonomisë qarkulluese në tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë.

“Për ministrinë e Mjedisit, tranzicioni drejt ekonomisë qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të transformimit”, tha ai. Sipas Gazhelit, ekonomia qarkulluese shkon përtej riciklimit dhe përfshin parandalimin e mbetjeve, ripërdorimin dhe riparimin e produkteve, zgjatjen e jetëgjatësisë së materialeve dhe krijimin e modeleve të reja të biznesit.

Ai theksoi edhe rolin e mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, përmes projektit EU4Innovation Challenge dhe bashkëpunimit me GIZ-in, në forcimin e kapaciteteve, përmirësimin e kuadrit ligjor dhe promovimin e zgjidhjeve konkrete për ekonominë qarkulluese.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Bledar Kazia, deklaroi se zhvillimi teknologjik i Shqipërisë duhet të shoqërohet me forcimin e sigurisë kibernetike, duke e cilësuar këtë si një komponent të rëndësishëm të transformimit digjital.

Në fjalën e tij në panairin Future2Tech 2026, Kazia tha se modernizimi i shërbimeve publike dhe avancimi teknologjik i sektorëve si bankat, telekomunikacioni dhe fusha të tjera duhet të ecin paralelisht me masat për sigurinë kibernetike.

“Duhet të kemi parasysh që i gjithë ky zhvillim teknologjik duhet të shoqërohet edhe me këtë pjesën e sigurisë kibernetike”, tha Kazia, teksa theksoi se AKSK do të prezantojë shumë shpejt nisma konkrete që lidhen me forcimin e sigurisë kibernetike për këta aktorë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rregullat e BE-së për tregjet digjitale, projektligji konsultohet me biznesin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zhvilloi një tryezë konsultimi me komunitetin e biznesit dhe institucionet publike për projektligjin që synon…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rregullat e BE-së për tregjet digjitale, projektligji konsultohet me biznesin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zhvilloi një tryezë konsultimi me komunitetin e biznesit dhe institucionet publike për projektligjin që synon…