Ibrahimaj: Bizneset aplikim online për financim përmes skemës së garancisë shtetërore

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj njoftoi se procesi kryhet tërësisht elektronikisht, përmes identifikimit të subjektit si biznes në “e-Albania”


Bizneset që duan të përfitojnë nga lehtësitë e financimit përmes skemës së garancisë shtetërore mund të aplikojnë online nëpërmjet platformës “e-Albania”.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj njoftoi se procesi kryhet tërësisht elektronikisht, përmes identifikimit të subjektit si biznes në “e-Albania”, përzgjedhjes së shërbimit përkatës, plotësimit të formularit dhe dërgimit të shprehjes së interesit.

Shprehja e interesit shqyrtohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe, në vijim, subjekti referohet pranë bankës për verifikimin dhe ndjekjen e procedurave të financimit.

Sipas informacionit të publikuar nga ministrja Ibrahimaj, për çdo NIPT lejohet vetëm një aplikim aktiv.

Shërbimi do të jetë i vlefshëm deri më 20 nëntor 2027, ndërsa aplikimi kryhet online përmes platformës “e-Albania”.

Burimi ATSH

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…