QSUT i bashkohet nismës botërore “Ndriçimi Gold” për ndërgjegjësimin ndaj kancerit pediatrik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ndau pamje nga QSUT, ku dritat gold janë ndezur si simbol i shpresës, forcës dhe solidaritetit me fëmijët që përballen me sëmundjen dhe familjet e tyre.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i është bashkuar nismës botërore “Ndriçimi Gold”, në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin Pediatrik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ndau pamje nga QSUT, ku dritat gold janë ndezur si simbol i shpresës, forcës dhe solidaritetit me fëmijët që përballen me sëmundjen dhe familjet e tyre.

“Sot, dritat gold ndriçojnë edhe në QSUT, si një simbol i shpresës, forcës dhe solidaritetit me çdo fëmijë që përballet me kancerin dhe me çdo familje që qëndron pranë tij”, u shpreh Spahiu.

Ajo theksoi se çdo fëmijë meriton kujdes, trajtim dhe shpresë.

“Çdo fëmijë meriton kujdesin, trajtimin dhe shpresën për të cilën luftojmë çdo ditë”, shkroi ministrja.

Nisma synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin pediatrik dhe të përcjellë mesazhin e mbështetjes për fëmijët pacientë dhe familjet e tyre.

“Le të ndriçojmë gold. Le të ndriçojmë shpresën”, përfundoi Spahiu.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia