Jaupaj: Bashkëpunim me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Parkun Ndërkufitar

Jaupaj zhvilloi takime dypalëshe me ministren e Mjedisit të Kosovës, Fitore Pacolli, dhe ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha


Bashkëpunimi rajonal për mbrojtjen e natyrës dhe përballimin e sfidave mjedisore ishte në fokus të takimeve të ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, në kuadër të Ministerialit të Tretë të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, zhvilluar në Zhabjak të Malit të Zi.

Jaupaj zhvilloi takime dypalëshe me ministren e Mjedisit të Kosovës, Fitore Pacolli, dhe ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, ku diskutuan angazhimet për krijimin e Parkut Ndërkufitar Korab–Koritnik–Mali i Sharrit, si dhe avancimin e projekteve të tjera rajonale në menaxhimin e mbetjeve.

Në takimin me ministrin e Mjedisit të Malit të Zi, Damjan Ćulafić, u diskutua për shkëmbimin e përvojës dhe ekspertizës teknike në kuadër të Kapitullit 27 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Shumë shpejt, ekipet tona teknike do të takohen në një seminar dypalësh për të analizuar metodologjinë dhe të dhënat teknike për zhvillimin e rrjetit Natura 2000”, bëri të ditur Jaupaj.

Takimet u zhvilluan gjatë Ministerialit të organizuar nga Mali i Zi, në cilësinë e vendit që mban Presidencën e Procesit të Berlinit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…