Spahiu: Njësi lëvizëse dentare për fëmijët edhe në zonat rurale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite në një prej njësive lëvizëse në Elbasan, u shpreh se po mendohet një tjetër projekt për fëmijët, të cilët pas depistimit të problemeve të shëndetit oral, kalojnë në një tjetër ndjekje të specializuar.


Kujdesi dentar për fëmijët po zgjerohet edhe në zonat rurale, përmes Njësive Lëvizëse Dentare të Klinikës Stomatologjike Universitare.

Në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin”, dy njësi lëvizëse dentare në Elbasan mundësojnë depistimin dhe ofrimin e shërbimeve dentare pranë fëmijëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite në një prej njësive lëvizëse në Elbasan, u shpreh se po mendohet një tjetër projekt për fëmijët, të cilët pas depistimit të problemeve të shëndetit oral, kalojnë në një tjetër ndjekje të specializuar.

Spahiu bëri të ditur se si projekt pilot do të merret Elbasani, me synim përfshirjen e fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollat.

“Do ta marrim si pilot Elbasanin, në të gjitha shkollat, të fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit dhe ata fëmijë që janë për paaftësi të lehtë mendore, aftësi të kufizuar, që janë nëpër shkolla. Dhe stomatologët do t’i depistojnë dhe pastaj nëpërmjet jush, të depistuarit do të shkruhen për çfarë kanë nevojë dhe do të realizohet mbushja”, tha Spahiu.

Nisma synon të rrisë aksesin në shërbimet dentare për fëmijët, veçanërisht për ata që ndodhen në zona ku nuk ka kabinete dentare në shkolla, si dhe të mundësojë identifikimin dhe trajtimin në kohë të problematikave dentare.

Në bashkëpunim me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, shërbimi do të shtrihet edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke krijuar një proces më të rregullt nga depistimi deri te trajtimi.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…