Nënshkruhet marrëveshja për përgatitjen e profesionistëve të rinj në sektorin e turizmit

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me synim forcimin e partneritetit institucional për zhvillimin e kapitalit njerëzor në sektorin e turizmit.


Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me synim forcimin e partneritetit institucional për zhvillimin e kapitalit njerëzor në sektorin e turizmit.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja,dhe dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, prof. dr. Esmeralda Kromidha.

“Përmes kësaj marrëveshjeje synojmë të krijojmë mundësi të reja për përgatitjen profesionale të studentëve, zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të tyre, si edhe promovimin e standardeve të komunikimit shumëgjuhësh në industrinë turistike”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, ky bashkëpunim pasqyron angazhimin tonë për të afruar arsimin me tregun e punës dhe për të investuar në burimet njerëzore, si një nga shtyllat kryesore për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit shqiptar.

Marrëveshja u nënshkrua në një kohë kur sektori i turizmit në Shqipëri po njeh rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve, duke rritur edhe kërkesën për burime njerëzore të kualifikuara.

Përmes këtij partneriteti synohet përgatitja e profesionistëve me kompetenca gjuhësore dhe profesionale, të aftë për t’iu përgjigjur standardeve të turizmit dhe nevojave të një tregu gjithnjë e më konkurrues.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…