Urgjencës Kombëtare i shtohen 13 autoambulanca, Sala: Forcojmë reagimin në kohë për të shpëtuar jetë

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është pajisur me 13 autoambulanca të reja, të kompletuara me aparaturat dhe sistemet jetëshpëtuese sipas standardeve më të avancuara evropiane.


Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është pajisur me 13 autoambulanca të reja, të kompletuara me aparaturat dhe sistemet jetëshpëtuese sipas standardeve më të avancuara evropiane.

Ky investim forcon kapacitetet e flotës së urgjencës, përmirëson kohën e reagimit, rrit sigurinë e pacientëve gjatë transportit dhe zgjeron mbulimin e territorit me mjete moderne të emergjencës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë inspektimit të flotës së re të autoambulancave, vlerësoi rolin kyç të shërbimit të urgjencës në ofrimin e ndihmës së parë, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur fluksi i qytetarëve dhe vizitorëve është më i lartë.

“Ky investim merr një rëndësi të veçantë në kulmin e sezonit turistik, kur sistemi ynë shëndetësor përballet me një fluks shumë më të lartë qytetarësh dhe vizitorësh. Për këtë arsye, të gjitha strukturat shëndetësore janë në gatishmëri të plotë. Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore, 36 qendrat shëndetësore verore, spitalet rajonale dhe ato universitare funksionojnë si një rrjet i vetëm, i koordinuar në kohë reale, për të garantuar që çdo rast të marrë përgjigjen e duhur, në kohën e duhur”, theksoi ministrja Sala.

Duke u ndalur te gatishmëria e sistemit gjatë sezonit turistik, ministrja Sala bëri me dije se vetëm gjatë javës së fundit në qendrat shëndetësore verore janë kryer mbi 12 mijë vizita, ndërsa rreth një e katërta e tyre u përkasin turistëve të huaj, një tregues i besimit në shërbimin shëndetësor shqiptar.

Sala solli në vëmendje edhe rastin e turistes nga Zelanda e Re, e cila u pickua nga nepërka gjatë ecjes në Valbonë, ku falë reagimit të shpejtë të strukturave në terren, koordinimit të Urgjencës Kombëtare, transportit të organizuar dhe trajtimit spitalor, iu ofrua në kohë kujdesi i nevojshëm mjekësor.

“Ky është një shembull konkret se si funksionon zinxhiri i emergjencës, nga vendngjarja deri në spital, falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit të të gjitha ekipeve tona”, tha ministrja Sala.

Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore, përmes numrit unik 127 të integruar me sistemin 112, garanton koordinim 24/7 të thirrjeve emergjente, aktivizimin e ekipeve në terren dhe transportin e pacientëve sipas nevojës klinike.

Aktualisht, flota përbëhet nga 120 autoambulanca, 1 motor urgjence dhe 1 automedikë, ndërsa investimet dhe forcimi i sistemit të koordinimit kanë rritur ndjeshëm gatishmërinë operacionale dhe cilësinë e shërbimit paraspitalor në të gjithë vendin.

Marrë nga ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…