Përmbyllet programi i EU4Culture, UNOPS rivitalizoi 23 site të trashëgimisë kulturore

UNOPS ose United Nations Office for Project Services (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve), ka realizuar një nga programet më të mëdha sa i përket trashëgimisë kulturore në Shqipëri, program i hartuar dhe financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet total prej 40 milionë eurosh.


Me përfundimin e qershorit përmbyllet një mision i rëndësishëm i UNOPS-it në vendin tonë.

UNOPS ose United Nations Office for Project Services (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve), ka realizuar një nga programet më të mëdha sa i përket trashëgimisë kulturore në Shqipëri, program i hartuar dhe financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet total prej 40 milionë eurosh.

Projekti i cili nisi në tetor të vitit 2020 (tetor 2020-qershor 2026), kontribuoi në rehabilitimin dhe rijetësimin e vendeve të trashëgimisë kulturore, të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019 në Shqipëri. Një tjetër synim i këtij programi që u zbatua prej UNOPS-it, ishte kontributi në njohjen e trashëgimisë kulturore si një nxitës i zhvillimit të qëndrueshëm.

40 milionë euro shkuan për restaurimin dhe rivitalizimin e 23 vendeve të përcaktuara si trashëgimi kulturore kombëtare, në programin më të madh të zhvilluar dhe zbatuar ndonjëherë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

UNOPS ftoi përfaqësues të medias të eksploronin nga afër ndikimin e programit EU4Culture përmes një turi dyditor në disa nga sitet e trashëgimisë kulturore të restauruara në Shqipëri.

Nga Tirana në Durrës, Bashtovë dhe Kavajë, gazetarët vizituan monumente dhe objekte kulturore të restauruara në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Ky tur ofroi një pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi mënyrën se si investimi në trashëgiminë kulturore po kontribuon në ruajtjen e historisë dhe identitetit të Shqipërisë, ndërkohë që nxit turizmin e qëndrueshëm, fuqizon ekonomitë lokale, krijon mundësi punësimi dhe i rikthen komuniteteve hapësira të gjalla për kulturë, edukim dhe aktivitete artistike.

Gjatë udhëtimit, pjesëmarrësit vizituan Mozaikun në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Kukullave, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, Qendrën e Librit “Sotir Kolea”, Kullën Veneciane dhe Hamamin e Durrësit, Muzeun Arkeologjik të Durrësit, Muzeun Etnografik të Durrësit, Kalanë e Bashtovës dhe Muzeun Etnografik të Kavajës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Akti normativ i qershorit, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Akti normativ i qershorit, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e…