Karakaçi: Fluturimi Tiranë-Toronto, mundësi e re për turizmin në Shqipëri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi e cilësoi nisjen e fluturimit direkt Tiranë-Toronto si një moment historik për aviacionin civil shqiptar dhe një mundësi të re për zhvillimin e turizmit, biznesit dhe lidhjeve mes Shqipërisë dhe Kanadasë.


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi e cilësoi nisjen e fluturimit direkt Tiranë-Toronto si një moment historik për aviacionin civil shqiptar dhe një mundësi të re për zhvillimin e turizmit, biznesit dhe lidhjeve mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së inaugurimit të linjës së re ajrore, Karakaçi tha se kjo ngjarje shkon përtej mbërritjes së një avioni, duke shënuar hapjen e një ure të re komunikimi mes dy vendeve.

“Jemi këtu jo thjesht për mbërritjen e një avioni, por për hapjen e një mundësie të re për Shqipërinë. Për herë të parë në historinë e aviacionit civil shqiptar, një fluturim direkt lidh Kanadanë me Shqipërinë, duke krijuar një urë të re mes vendeve dhe njerëzve tanë”, u shpreh Karakaçi.

Sipas Karakaçit, kjo arritje është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet institucioneve shqiptare dhe kanadeze, i mbështetur nga një punë intensive diplomatike dhe teknike.

“Ky sukses nuk është rezultat i rastësisë. Ai është produkt i një bashkëpunimi të ngushtë, i një pune intensive dhe i besimit se industria e aviacionit mund të sjellë zhvillim dhe mundësi të reja për Shqipërinë”, tha Karakaçi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se ky bashkëpunim ka dëshmuar se, kur ekziston vullneti dhe koordinimi institucional, pengesat burokratike mund të tejkalohen në funksion të interesit të qytetarëve.

Ai nënvizoi se linja e re ka një rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Kanada, i cili ka ruajtur lidhje të forta me vendin e origjinës.

“Ky fluturim ka interes të veçantë për mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada. Ata përbëjnë një komunitet të respektuar që ka ruajtur lidhjet e forta me Shqipërinë”, tha ai.

Karakaçi shtoi se ndikimi i kësaj linje shkon përtej diasporës, duke hapur një treg të ri për turizmin shqiptar dhe duke krijuar mundësi të reja për investime, biznes dhe shkëmbime ekonomike.

“Linja sjell vizitorë nga një prej vendeve më të zhvilluara të botës dhe krijon mundësi të reja për biznesin, investimet dhe shkëmbimet ekonomike”, deklaroi ai.

Duke folur për zhvillimin e sektorit të aviacionit, Karakaçi bëri të ditur se numri i pasagjerëve në Shqipëri është trefishuar krahasuar me periudhën para pandemisë, ndërsa vendi po bëhet gjithnjë e më i aksesueshëm për qytetarët dhe vizitorët nga e gjithë bota.

“Ky zhvillim është gjithashtu një tregues i transformimit të jashtëzakonshëm që ka përjetuar aviacioni shqiptar gjatë viteve të fundit.

Vetëm pak vite më parë Shqipëria konsiderohej një treg periferik. Numri i pasagjerëve tashmë në ditët e sotme është trefishuar krahasuar me periudhën para pandemisë, lidhjet ajrore janë zgjeruar ndjeshëm dhe Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë e aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët nga e gjithë bota”, tha ai.

“Kjo rritje nuk do të kishte kuptim pa sigurinë në aeroport. Prandaj kemi investuar paralelisht në forcimin e mbikëqyrjes së aviacionit civil, në përmirësimin e standardeve dhe në harmonizimin me kërkesat evropiane dhe ndërkombëtare. Ndërsa shohim drejt së ardhmes, vizioni ynë është i qartë, më shumë lidhje, më shumë mundësi dhe një aviacion që mbështet zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, theksoi Karakaçi, ndërsa shtoi se do të vazhdojë puna me partnerët ndërkombëtarë për të zgjeruar rrjetin e destinacioneve, për të rritur kapacitetet infrastrukturore dhe për të siguruar që Shqipëria të mbetet një histori suksesi në aviacionin evropian.

Marrë nga ATSH

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu…