Çako: Mbi 2 700 vatra zjarri të menaxhuara dhe mbi 30 mijë forca të angazhuara në 2025

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka vijuar gjatë vitit 2025 forcimin e sistemit të mbrojtjes civile në vend, përmes përmirësimit të kuadrit ligjor, rritjes së kapaciteteve vendore, investimeve në infrastrukturë dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka vijuar gjatë vitit 2025 forcimin e sistemit të mbrojtjes civile në vend, përmes përmirësimit të kuadrit ligjor, rritjes së kapaciteteve vendore, investimeve në infrastrukturë dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kështu u shpreh drejtori i përgjithshëm i Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Haki Çako, gjatë raportimit vjetor në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

“Përgjatë vitit 2025, AKMC vijoi përmbushjen e misionit të saj në harmoni të plotë me Direktivën e Mbrojtjes 2025, me fokus zhvillimin, përmirësimin dhe fuqizimin e sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri”, tha Çako, duke theksuar se prioritet mbeti menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë, zhvillimi i kuadrit rregullator vendor dhe dixhitalizimi i sistemit të emergjencave civile.

Sipas tij, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 2 743 raste zjarri në të gjithë vendin, me rreth 62 mijë hektarë sipërfaqe të prekur.

“Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar mbi 30 mijë forca operacionale dhe më shumë se 2200 mjete, ndërsa dy helikopterë të Forcës Ajrore kryen mbi 120 misione”, deklaroi Çako.

Kreu i AKMC-së nënvizoi gjithashtu se Shqipëria ka vijuar të luajë një rol aktiv në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.

“Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Italinë, Greqinë, Suedinë dhe Finlandën, ndërsa përmes mekanizmit evropian u sigurua mbështetje ndërkombëtare për përballimin e zjarreve dhe emergjencave të tjera”, tha ai.

Në fushën e investimeve, Çako bëri të ditur se gjatë vitit 2025 u financuan 11 projekte infrastrukturore, 42 projekte për mjete dhe pajisje, si dhe pesë projekte për rehabilitimin e digave, me fonde që synojnë rritjen e sigurisë dhe parandalimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

“AKMC do të vijojë punën për forcimin e kapaciteteve vendore, modernizimin e sistemeve të reagimit dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian, në funksion të mbrojtjes së jetës, pronës dhe mjedisit”, përfundoi Çako.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita takim me komandantin e Guardia di Finanza-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita priti në një takim Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita takim me komandantin e Guardia di Finanza-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita priti në një takim Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia…