Rama për projektin në Zvërnec: Më i madhi në turizëm në mbarë Europën

Në kuadër të Forumit Botëror Future Investment Initiative (FII) që po zhvillohet në Romë, kryeministri Rama mori pjesë në një bashkëbisedim me prezantuesen dhe korrespondenten e CNN, Eleni Giokos, ku trajtoi ndër të tjera dhe perspektivat e investimeve strategjike në vend.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar lidhur me investimin në Zvërnec, i cili është në këtë moment investimi më i madh në turizëm në mbarë Europën, që vlen 4 miliardë euro.

Në kuadër të Forumit Botëror Future Investment Initiative (FII) që po zhvillohet në Romë, kryeministri Rama mori pjesë në një bashkëbisedim me prezantuesen dhe korrespondenten e CNN, Eleni Giokos, ku trajtoi ndër të tjera dhe perspektivat e investimeve strategjike në vend.

Lidhur me investimin në Zvërnec, Rama pohoi se toka është blerë nga investuesit dhe është tokë private.

“Po, po kryhet një vlerësim i ndikimit në mjedis. Po, nuk ka një projekt të miratuar. Po, nuk ka ende një leje ndërtimi. Nuk ka asgjë për të shqetësuar asnjë ambientalist që mendon si duhet”, theksoi Rama.

Kryeministri siguroi se Shqipëria do të ecë përpara. “Shqipëria nuk e shpëton dot Europën për një gjë, median sociale. Në qoftë se media sociale do lejohet të bëhet ç’të dojë, Europa do të bjerë së brendshmi dhe pastaj të gjitha ato mburoja kundër raketave e kundër armëve do të jenë të pavlera, sepse s’do të kenë asgjë për të mbrojtur”, shtoi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje se kur mori detyrën, Shqipëria ishte një vend me më pak se 10 miliardë euro Produkt të Brendshëm Bruto dhe me rreth 2 milionë turistë.

“Mes këtyre turistëve llogariteshin edhe kryeministri e të gjithë të tjerët, sa herë që dilnin e hynin nga vendi pasi ishin kthyer nga diku. Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një PBB prej mbi 27 miliardësh dhe mbi 12 milionë turistë”, shtoi Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se investimet direkte kanë qenë në gamën e 300 milionëve, kur mori detyrën, ndërkohë që vitin e kaluar u rritën në 1,6 miliardë, që është me shumë peshë për një vend si Shqipëria.

“Tashmë kemi kapërcyer në një ligë tjetër në shumë kuptime. E, duke qenë se një vizionar i madh nga Lindja e Mesme, Mohamed Alabbar, erdhi në Shqipëri, pati guximin t’i ofronte vendit tonë një vizion më të madh sesa investimet e zakonshme të vogla. Shqipëria u bë një vend që njerëzit nisën ta shihnin ndryshe, edhe në nivelin e biznesit e investimeve të mëdha”, u shpreh Kryeministri.

Ndërkohë, Rama theksoi se tani jemi në një moment në kohë kur mund të kemi investimin më të madh në turizëm në mbarë Europën, që vlen 4 miliardë euro.

“Një investim që është menduar qysh në fillim si një mënyrë për të treguar se natyra dhe njerëzit mund të bashkekzistojnë dhe se një jetë e mundshme rigjeneruese, qoftë për natyrën, qoftë për njerëzit, është mënyra për të ecur përpara”, shtoi Rama.

Sipas tij, arkitektët më të mirë, peizazhistët më të mirë, inxhinierët më të mirë të ujërave janë përfshirë në këtë në këtë zhvillim, që do të jetë sigurisht shumë i dobishëm për Shqipërinë.

“Dje më pyetën: ‘Çfarë po ndodh me ju njerëz? Të gjithë duan që ta kenë këtë gjë’. Por nga ana tjetër, më duhet të them këtë gjë. Për mua, fakti që ka njerëz në Shqipëri sot që dalin në rrugë dhe protestojnë në emër të natyrës, në emër të mbrojtjes së zogjve, është e jashtëzakonshme”, shtoi Rama.

Sipas tij, protestat në emër të natyrës janë të jashtëzakonshme për një vend që deri një dekadë më parë, ishte destinacion për gjueti barbare, për turistë me pushkë që vinin nga ku vend dhe vende të tjera perëndimore, për të bërë gjueti, për të gjuajtur kafshë apo zogj, pa asnjë lloj kontrolli.

“Zogjtë, ujërat, pemët dhe gjithçka tjetër do të jenë shumë më mirë se sa janësot. Projekti synon të ketë një pozitive neto me 25% gjelbërim më shumë sesa sot. Sot ujërat e lagunës janë të ndotura dhe kemi në fakt po konceptojmë një sistem tjetër që ujërat të jenë të pastra sërish, siç thoni ju në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo të mëdha sërish, por të pastra sërish”, shtoi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike…