Sala në asamblenë e OBSH-së: Shqipëria forcon angazhimin për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, po merr pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, po merr pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, eventet e së cilës nisën me diskutimet për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet online dhe ndikimi i dhunës digjitale.

Në memorialin kushtuar fëmijëve të humbur si pasojë e dhunës digjitale, nismë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me pjesëmarrjen e dukeshës së Sussex Meghan Markle, event që çeli javën e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, ministrja Sala rikonfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për vendosjen e fëmijëve në qendër të politikave dhe reformave sociale.

“Jemi ndër vendet e para në Ballkanin Perëndimor që kemi miratuar një Plan Kombëtar Veprimi për Garancinë Evropiane për Fëmijët, me një fokus të qartë: parandalimin, përfshirjen dhe moslënien e asnjë fëmije pas. Dhënia fund e dhunës ndaj fëmijëve nuk mund të mbetet vetëm një deklaratë vullneti; ajo kërkon guxim politik dhe bashkëpunim ndërkombëtar”, nënvizoi ministrja Sala.

Gjithashtu, Shqipëria është pjesë e Këshillit të Kampionëve të OBSH, një hap i rëndësishëm në një kohë kur dhuna ndaj fëmijëve po konsiderohet gjithnjë e më shumë një sfidë e shëndetit publik, e të drejtave të njeriut dhe e zhvillimit.

Gjatë eventit të nivelit të lartë të organizuar nga Komisioni Pan- Europian për Klimën dhe Shëndetësinë i OBSH-së, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale theksoi ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike në sistemet shëndetësore, shëndetin mendor dhe mirëqenien, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë, ndërsa prezantoi prioritetet e Planit Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036.

“Për Shqipërinë, ky është një prioritet i qartë kombëtar. Ne po zbatojmë Planin Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036, i cili e vendos shëndetin në qendër të përpjekjeve për përshtatje. Prioritetet tona përfshijnë: forcimin e gatishmërisë dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm; fuqizimin e kujdesit shëndetësor parësor dhe rezistencës së komuniteteve; investimin në fuqinë punëtore shëndetësore; mbrojtjen e popullatave vulnerabël; si edhe forcimin e koordinimit ndërinstitucional për klimën dhe shëndetin”, u shpreh ministrja Sala.

Ministrja Sala theksoi se rekomandimet e Komisionit Pan- Europian për Klimën dhe Shëndetin përbëjnë një hap të rëndësishëm, veçanërisht përsa i takon forcimit të sistemeve shëndetësore rezistente ndaj klimës, integrimit të shëndetit mendor, rritjes së koordinimit politik dhe mbështetjes së zgjidhjeve të bazuara në komunitet.

Sesioni i 79-të i Asamblesë Botërore të Shëndetësisë do të sjellë në vëmendje sfidat kryesore globale në fushën e shëndetësisë, duke u fokusuar te reformimi i qeverisjes shëndetësore globale, përgatitja dhe reagimi ndaj pandemive, financimi i qëndrueshëm i OBSH dhe forcimi i sistemeve shëndetësore. Në qendër të diskutimeve do të jenë gjithashtu shëndeti digjital, inteligjenca artificiale, sëmundjet jo të transmetueshme, shëndeti mendor, efektet e ndryshimeve klimatike në shëndet, si edhe menaxhimi i krizave humanitare me ndikim gjeopolitik.

Marrë nga ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…