Vihet në punë Akseleratori i 3-të në QSUNT, Sala: Po punohet për të 4-tin dhe brankiterapinë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit në Spitalin Onkologjik në QSUNT, tha se nëpërmjet akseleratorit të ri dhe implementimit të moduleve bashkëkohore rriten kapacitetet e shërbimit në Njësinë e Radioterapisë.


Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është vënë në në funksion të plotë Akseleratori i 3-të Linear në shërbimin Onkologjik, ku është trajtuar me sukses edhe pacienti i parë.

Ky investim rrit kapacitetet e trajtimit në Njësinë e Radioterapisë dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e shërbimit për pacientët onkologjikë, përmes aplikimit të teknologjive moderne dhe teknikave me precizion të lartë. Ndërkohë, vijon puna për të sjellë brankiterapinë dhe Akseleratorin e 4-të Linear.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit në Spitalin Onkologjik në QSUNT, tha se nëpërmjet akseleratorit të ri dhe implementimit të moduleve bashkëkohore rriten kapacitetet e shërbimit në Njësinë e Radioterapisë, ndërsa aplikimi i teknikave të reja realizon ndërhyrje me precizion të lartë dhe trajtime më efikase për pacientët.

Ministrja Sala vlerësoi bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, si për mbështetjen me pajisje moderne, ashtu edhe për forcimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimit të stafit mjekësor dhe fizikantëve.

Duke u ndalur në programin e investimeve për modernizimin e shërbimit onkologjik, ministrja Sala theksoi se po vijon puna për zgjerimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve trajtuese në vend.

“Programi për përmirësimin e shërbimit onkologjik po përparon shumë mirë sepse kemi upgrade të dy akseleratorëve aktualë, së shpejti kemi brankiterapinë, si dhe kemi buxhetuar për të sjellë edhe Akseleratorin e 4-të Linear”, bëri me dije Sala.

Ministrja inspektoi edhe dhomat e kimioterapisë ditore, ku aktualisht pacientët marrin shërbim në ambiente komode dhe sipas fashave orare të përcaktuara, duke bërë të mundur menaxhim më efikas të fluksit dhe përmirësim të organizimit të shërbimit për pacientët.

Aktualisht, në Njësinë e Radioterapisë, me dy akseleratorët trajtohen rreth 140 pacientë në ditë, ndërsa me shtimin e akseleratorit të tretë shtohet kapaciteti, duke e çuar numrin total në rreth 200 pacientë.

Nisma për financimin e SME-ve dhe fermerëve, Sejko: 907 miliardë lekë kredi për sektorin privat

Në Bankën e Shqipërisë u nënshkrua sot partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nisma për financimin e SME-ve dhe fermerëve, Sejko: 907 miliardë lekë kredi për sektorin privat

Në Bankën e Shqipërisë u nënshkrua sot partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar…