Sala vlerëson kontributin e infermierëve: Asnjë reformë nuk ka vlerë pa profesionistë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala në Konferencën Kombëtare të Profesionistëve të Shëndetësisë vlerësoi misionin dhe kontributin e infermierëve, mamive, teknikëve dhe gjithë profesionistëve të kujdesit shëndetësor në forcimin e sistemit shëndetësor në vend


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala në Konferencën Kombëtare të Profesionistëve të Shëndetësisë vlerësoi misionin dhe kontributin e infermierëve, mamive, teknikëve dhe gjithë profesionistëve të kujdesit shëndetësor në forcimin e sistemit shëndetësor në vend, ndërsa theksoi se roli i tyre është i pazëvendësueshëm në garantimin e kujdesit cilësor për qytetarët.

“Sot, në një sistem shëndetësor që po transformohet me ritme të shpejta, roli i infermierëve, mamive, teknikëve dhe gjithë profesionistëve të kujdesit shëndetësor është më i rëndësishëm se kurrë. Ata janë profesionistët që garantojnë vazhdimësinë e kujdesit, sigurinë e pacientit dhe funksionimin e përditshëm të sistemit tonë shëndetësor. Asnjë reformë, asnjë investim në infrastrukturë apo teknologji nuk ka vlerë të plotë pa profesionistët që i japin jetë sistemit me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre”, u shpreh Sala.

Ministrja Sala u ndal edhe tek roli i teknologjisë dhe inovacionit në krijimin e mundësive të reja për një shërbim më cilësor dhe më efikas, ku përmendi kartelat elektronike, inteligjencën artificiale dhe platformat digjitale, ndërsa theksoi se në çdo hap të këtij transformimi, thelbësore mbetet ruajtja e dimensionit njerëzor në shëndetësi.

Në këtë linjë, duke u ndalur tek reformat dhe procesi i modernizimit të sistemit shëndetësor, ministrja theksoi se objektiv kryesor mbetet ndërtimi i një sistemi më modern dhe më digjital, por mbi të gjitha më njerëzor, më të besueshëm dhe më pranë qytetarit.

“Një sistem shëndetësor modern ndërtohet mbi profesionistë të motivuar, të trajnuar dhe të mbështetur. Për këtë arsye, prioriteti ynë mbetet investimi tek edukimi i vazhdueshëm, përmirësimi i kushteve të punës, modernizimi i praktikave të kujdesit shëndetësor, digjitalizimi i shërbimeve dhe krijimi i një sistemi që e ndihmon profesionistin të fokusohet më shumë tek pacienti”, theksoi Sala.

Konferenca Kombëtare e Profesionistëve të Shëndetësisë u organizua nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, në kuadër të Ditës Botërore të Infermierëve, një aktivitet që sjell në qendër rolin dhe kontributin e infermierëve.

Aktualisht, në sistemin shëndetësor publik në Shqipëri janë punësuar 11.052 teknikë të shkencave mjekësore, 8499 prej të cilëve kanë aplikuar përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”.

Burimi ATSH

Amnistia hyri sot në fuqi, Gogu: Humanizmi dhe shteti i së drejtës ecin së bashku

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi sot pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë penale, duke e cilësuar atë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Amnistia hyri sot në fuqi, Gogu: Humanizmi dhe shteti i së drejtës ecin së bashku

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi sot pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë penale, duke e cilësuar atë…