Spahiu: Procedura e përshpejtuar nuk cenon kontrollin parlamentar në procesin e integrimit në BE

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu deklaroi sot se përdorimi i procedurave të përshpejtuara në shqyrtimin e projektligjeve nuk cenon funksionin e kontrollit parlamentar, por synon të rrisë efikasitetin në kuadër të procesit të integrimit europian.


Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu deklaroi sot se përdorimi i procedurave të përshpejtuara në shqyrtimin e projektligjeve nuk cenon funksionin e kontrollit parlamentar, por synon të rrisë efikasitetin në kuadër të procesit të integrimit europian.

Në fjalën e saj gjatë aktivitetit “Dialog Politik me fokus Anëtarësimin në BE: Përforcimi i Cilësisë Legjislative Përmes Vendimmarrjes Gjithëpërfshirëse”, të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), ku morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Europian, ambasadorë dhe aktorë të shoqërisë civile, Spahiu theksoi se, Kuvendi e ushtron funksionin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare, duke garantuar monitorim, raportim dhe kontroll parlamentar në çdo fazë të procesit ligjvënës.

“Procedura e përshpejtuar nuk cenon kontrollin parlamentar. Ajo ndikon në afatet, por jo në standardet e shqyrtimit të ligjeve”, u shpreh ajo.

Sipas saj, kjo procedurë nuk aplikohet në mënyrë automatike, por vetëm në raste të lidhura me dinamikën e procesit të negociatave të integrimit në Bashkimin Europian.

Duke iu referuar praktikave ndërkombëtare, Spahiu solli shembuj nga disa vende të Europës, ku procedurat e përshpejtuara janë përdorur si pjesë e procesit të integrimit, përfshirë Kroacinë, Slloveninë, Bullgarinë dhe Rumaninë.

“Praktikat europiane tregojnë se përdorimi i procedurave të tilla është një standard i konsoliduar në procesin e përafrimit me acquis”, tha ajo.

Nënkryetarja e Kuvendit veçoi gjithashtu rolin e parlamenteve në vendet e rajonit gjatë procesit të anëtarësimit, duke përmendur përvojën e Kroacisë, si një model referimi për Shqipërinë.

Sipas saj, procesi i përshpejtuar nuk përjashton konsultimin publik, ndërsa projektligjet vijojnë të kalojnë në faza transparente shqyrtimi dhe konsultimi me palët e interesuara.

Spahiu theksoi në fund se procesi i integrimit europian mbetet një projekt kombëtar që kërkon bashkëpunim të gjerë institucional dhe politik.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ambasadori i Suedisë Niklas Ström, deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Marrë nga ATSH

Protestat kundër investimit në Zvërnec, Rama: Projekti do të vendoset nga ndikimi në mjedis

Kryeministri Edi Rama foli sot në lidhje me protestat kundër investimit të planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se vijimi ose…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Protestat kundër investimit në Zvërnec, Rama: Projekti do të vendoset nga ndikimi në mjedis

Kryeministri Edi Rama foli sot në lidhje me protestat kundër investimit të planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se vijimi ose…