Mazniku në Elbasan: Reforma administrative-territoriale, zgjidhje afatgjatë për 30-40 vitet e ardhshme

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, theksoi rëndësinë e një reforme të thelluar për menaxhimin e territorit dhe mënyrën se si ky proces do të ndikojë në jetën e qytetarëve për 30-40 vitet e ardhshme.


Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, theksoi rëndësinë e një reforme të thelluar për menaxhimin e territorit dhe mënyrën se si ky proces do të ndikojë në jetën e qytetarëve për 30-40 vitet e ardhshme.

Gjatë një konsultë publike në Elbasan, ai u shpreh se reforma e vitit 2014, që krijoi një sistem me 61 bashki, ka sjellë përfitime të mëdha në aspektin e shërbimeve, investimeve dhe efikasitetit të administratës vendore.

Mazniku theksoi se kalimi nga 373 njësi vendore në një sistem me 61 bashki ka pasur ndikim pozitiv në uljen e shpenzimeve për paga, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Ky ka qenë një hap shumë i dobishëm përpara, sepse bashkitë sot janë më të fuqishme dhe më të afta për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët. Reforma ka sjellë ulje të shpenzimeve, rritje të investimeve dhe zgjerim të funksioneve që i shërbejnë qytetarëve”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Mazniku theksoi se bashkitë kanë një rol të rëndësishëm në jetën e qytetarëve, duke i shoqëruar ata gjatë gjithë ciklit të jetës, nga lindja, arsimi, krijimi i familjes, deri te pensionimi.

“Në vitin 2014, ndërmorëm një hap të guximshëm, ku minibashkitë dhe minikomunat që nuk mund të ofronin funksionet e duhura për qytetarët, kaluan në një sistem më të strukturuar dhe funksional. Ky ka qenë një hap i rëndësishëm përpara. Shpenzimet për pagat janë ulur, ndërsa investimet janë rritur, funksionet janë shtuar dhe shërbimet ndaj qytetarëve janë përmirësuar”, u shpreh Mazniku.

Sipas tij, përparimi i mëtejshëm do të kërkojë një debat të thelluar mbi mënyrën e menaxhimit të territorit dhe mundësinë e një reforme të ardhshme që do të mundësojë bashki më të forta dhe më funksionale, në përputhje me kërkesat e integrimit europian.

Mazniku vuri në dukje se se Shqipëria synon të mbyllë negociatat për anëtarësim në vitin 2027, dhe për këtë arsye duhet të ketë bashki që operojnë sipas standardeve europiane.

“Për të arritur standardet europiane, duhet të diskutojmë sesi mund të ulim diferencat mes zonave dhe të pasurojmë bashki që janë të fuqishme, kanë burime të duhura dhe janë afër qytetarëve. Ky është një moment i rëndësishëm për të diskutuar mbi mënyrën se si mund të përmirësojmë shërbimet për qytetarët dhe të ndihmojmë zhvillimin e gjithanshëm të territorit”, theksoi Mazniku.

Marrë nga ATSH

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…