Spitali i Kavajës merr statusin e spitalit bashkiak, pjesë e reformës spitalore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, së bashku me drejtuesin politik për qarkun, Taulant Balla, gjatë inspektimit në ambientet e rinovuara të Spitalit të Kavajës, ndanë lajmin se tashmë ky institucion merr statusin e Spitalit Bashkiak


Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi” Kavajë merr statusin e Spitalit Bashkiak, një hap i rëndësishëm i ndërmarrë në kuadër të reformës spitalore që po aplikohet për decentralizimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e aksesit për qytetarët, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të kujdesit për banorët e zonës dhe turistët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, së bashku me drejtuesin politik për qarkun, Taulant Balla, gjatë inspektimit në ambientet e rinovuara të Spitalit të Kavajës, ndanë lajmin se tashmë ky institucion merr statusin e Spitalit Bashkiak, duke fituar më shumë autonomi në menaxhim dhe organizim të shërbimeve.

Ministrja Sala theksoi se ky transformim është pjesë e një vizioni më të gjerë për forcimin e sistemit shëndetësor në të gjithë vendin. “Kam ardhur me një lajm të mirë. Qendra Spitalore Rajonale Kavajë shkëputet nga Spitali Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ dhe bëhet një spital bashkiak. Është një risi, por edhe një hap i duhur në kuadër të reformës spitalore që po bëjmë në Shqipëri. E gjithë ideja e reformës spitalore është që së pari shërbimi të vijë sa më afër pacientit dhe ata ta marrin shërbimin pa lëvizur nga një spital në tjetrin, si dhe të fuqizojmë spitalet rajonale dhe ato bashkiake”.

Gjithashtu, u prezantua edhe drejtori i ri i Spitalit Bashkiak Kavajë, Arben Rrugia, një figurë e njohur e mjekësisë në këtë qytet, i cili do të drejtojë institucionin në këtë fazë të re zhvillimi.

Në bashkëbisedimin me mjekë dhe personelin shëndetësor, ministrja apeloi për bashkëpunim të ngushtë, rritje të cilësisë së shërbimit dhe angazhim të përbashkët në funksion të pacientit dhe nevojave të komunitetit.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se ky trasformim i shërbimit shëndetësor i nevojitej Kavajës për popullsinë e zonës, por edhe për numrin e lartë të turistëve që vizitojnë zonën.

“Janë 1 milion turistë që vijnë në Golem, të cilët në rastet e trajtimit shëndetësor është dashur që të dërgohen për trajtim të specializuar në QSUT apo në spitale të tjera. Për shkak të kapaciteteve të mira akomoduese, me 86 shtretër në Spitalin e Kavajës që mund të jenë më dispozicion jo vetëm të banorëve të Kavajës dhe të Rrogozhinës, por edhe për këtë dimension të rëndësishëm si dhe për shkak të pozicionit gjeografik të Kavajës, në zemër të Shqipërisë, shërbimi i ndihmës së parë, dhe unë dua ti falenderoj të gjithë mjekë dhe infermierë që janë këtu, por dhe kapacitete të tjerë që mund të na shtohen, Spitali i Kavajës mund të shërbejë mirë si një qendër pritëse e ndihmës së parë”, u shpreh Balla.

Gjithashtu, Balla u ndal edhe në rëndësinë e politikave mbështetëse për stafin mjekësor, rritjen e pagave dhe në rritjen e standardit me të cilin po ofrohen shërbimet shëndetësore.

Spitali Bashkiak Kavajë, tashmë me ambiente tërësisht të rinovuara dhe kushte bashkëkohore, ofron standarde të përmirësuara infrastrukturore dhe mjekësore, duke përmbushur kapacitetet për ofrimin e një game të gjerë shërbimesh shëndetësore për banorët e zonës, rrethinat, si dhe për përballimin e fluksit të shtuar gjatë sezonit turistik.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…