Kuvendi hap garën për tre anëtarë të rinj në KLP dhe KLGJ

Kuvendi shpalli sot dy vende vakante për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe një vend vakant për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë


Kuvendi shpalli sot dy vende vakante për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe një vend vakant për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të zgjedhur nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Shpallja e vendeve vakante u bë në kuadër të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë organe kushtetuese që garantojnë pavarësinë dhe funksionimin e rregullt të sistemit gjyqësor dhe sistemit të prokurorisë.

Në këtë kuadër, përzgjedhja e anëtarëve nga radhët e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës përbën një procedurë me rëndësi të veçantë për përfaqësimin e integritetit profesional dhe akademik në organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei