Hajdari: Bashkërendim i punës për parandalimin e zjarreve gjatë verës

Forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe rritja e gatishmërisë për parandalimin e zjarreve ishin në fokus të mbledhjes së zhvilluar sot nga prefekti i qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, me Komisionin e Mbrojtjes Civile në nivel vendor.


Forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe rritja e gatishmërisë për parandalimin e zjarreve ishin në fokus të mbledhjes së zhvilluar sot nga prefekti i qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, me Komisionin e Mbrojtjes Civile në nivel vendor.

Gjatë takimit, u diskutuan masat konkrete për përballimin e sezonit veror, me theks te bashkërendimi i punës mes institucioneve vendore dhe qendrore, si dhe rritja e efikasitetit në menaxhimin e emergjencave.

Hajdari nënvizoi rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse për parandalimin e zjarreve gjatë periudhës së temperaturave të larta, duke kërkuar një angazhim më të madh të të gjitha strukturave në nivel qarku dhe bashkie.

Në takim u kërkua angazhim maksimal i burimeve njerëzore dhe logjistike për të garantuar reagim të shpejtë dhe efikas në rast emergjencash, me synim minimizimin e dëmeve materiale dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Ndër detyrat prioritare të përcaktuara janë vijimi i sistemimit të banorëve të prekur nga zjarri i 14 prillit 2026 në Kompleksin “Arlis” dhe përshpejtimi i plotësimit të strukturave të MZSH-ve me mjete dhe uniforma, ngritja e grupeve vullnetare pranë çdo bashkie për ndërhyrje fillestare në shuarjen e zjarreve, si dhe rritja e rolit të njësive administrative në terren, si dhe përditësimi i planeve të reagimit dhe sistemeve të njoftimit në kohë reale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…