Akademia e Shkencave marrëveshje bashkëpunimi me Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar

Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë (UPMVSH) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi me rastin e 98-vjetorit të mjekësisë veterinare në vend.


Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë (UPMVSH) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi me rastin e 98-vjetorit të mjekësisë veterinare në vend.

Marrëveshjen e firmosën kryetari i Akademisë, akad. Skënder Gjinushi, dhe presidenti i UPMVSH, Ervin Resuli. Sipas kryetarit Gjinushi, kjo marrëveshje pasqyron vullnetin e përbashkët për të forcuar kërkimin shkencor, formimin profesional dhe praktikën veterinare.

“Akademia e Shkencave ka për mision të luajë rolin e një qendre koordinimi për promovimin e kërkimit shkencor në tërësi, ku shkencat e veterinarisë zënë një vend të veçantë. Në kuadër të reformimit të sistemit të kërkimit, prioriteti ynë është ngritja e një qendre të shkencave të jetës sipas konceptit ‘Një shëndet’, që do të forcojë kërkimin edhe në këtë fushë” u shpreh akad. Gjinushi.

Ai shtoi se Akademia do të mbështesë përgatitjen në nivel europian të specialistëve të rinj, veçanërisht mjekëve veterinerë, duke konkretizuar bashkëpunimin në kuadër të marrëveshjes.

Burimi ATSH

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…