CNN: Alpet Shqiptare, shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës

Shtegu ”Peaks of the Balkans”, që përshkon malet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vende të ndryshme të botës, duke promovuar peizazhet alpine, traditat dhe mikpritjen e zonave të thella të Ballkanit, shkruan Lianne Kolirin për CNN.


Shtegu ”Peaks of the Balkans”, që përshkon malet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vende të ndryshme të botës, duke promovuar peizazhet alpine, traditat dhe mikpritjen e zonave të thella të Ballkanit, shkruan Lianne Kolirin për CNN.

Itinerari rreth 120 milje (rreth 192 kilometra) kalon përmes Alpeve Shqiptare dhe përfshin disa nga destinacionet më të njohura malore të Shqipërisë, mes tyre Thethin, Valbonën dhe Çeremin.

Sipas përshkrimit të itinerarit, një nga segmentet e para të shtegut lidh Thethin me Valbonën, në një distancë prej rreth 13,9 kilometrash, ndërsa më pas rruga vijon nga Valbona drejt Çeremit, për rreth 19,8 kilometra.

Zona, e njohur për majat gëlqerore, liqenet akullnajore, livadhet alpine dhe pyjet, ka një terren të thyer që kërkon përgatitje fizike dhe pajisje të përshtatshme për ecje në mal.

Një tjetër element që shoqëron udhëtimin në territorin shqiptar është historia e izolimit të rajonit gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Peizazhi në Shqipëri është i ndërthurur me bunkerë të braktisur prej betoni, të ndërtuar gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Për më shumë se katër dekada, Shqipëria ishte e izoluar nga pjesa tjetër e botës, ndërsa banorët përballeshin me politika të ashpra izoluese.

Kjo histori, sipas përshkrimit të shtegut, mbetet e dukshme në disa prej zonave të përshkuara nga itinerari.

Shtegu “Peaks of the Balkans” u konceptua edhe si një “shteg paqeje”, me synimin për të ndryshuar perceptimin ndërkombëtar për Ballkanin dhe për të krijuar lidhje të reja mes komuniteteve të vendeve që dikur ishin të ndara nga konfliktet dhe kufijtë politikë.

Një prej ndalesave të rëndësishme në Shqipëri është Çeremi, ku mikpritja tradicionale është shndërruar edhe në një burim të ri të ardhurash për banorët vendas.

Kujtim Gocaj, i cili administron një bujtinë në fshatin e largët të Çeremit, ka zhvilluar aktivitetin e tij turistik prej vitesh.

Bujtina, e zgjeruar ndër vite, ofron ambiente për deri në 36 persona, në dhoma private dhe ambiente të përbashkëta.

Rritja e numrit të turistëve ka sjellë përfitime jo vetëm ekonomike, por edhe sociale për komunitetet lokale.

“Mësojmë shumë nga të gjithë njerëzit që vijnë këtu nga e gjithë bota”, shprehet Gocaj në material.

Sezoni kryesor i ecjeve në këtë rajon shtrihet nga qershori deri në shtator, ndërsa maji dhe tetori mbeten alternativa të mundshme, por me rrezik më të lartë për dëborë dhe me më pak mundësi për akomodim e ushqim.

Pavarësisht vështirësive të terrenit dhe kushteve të paparashikueshme të motit, zhvillimi i turizmit malor përgjatë “Peaks of the Balkans” po u jep një mundësi të re komuniteteve të zonave të thella shqiptare, duke ndërthurur natyrën, historinë dhe traditat lokale me një formë të qëndrueshme të turizmit ndërkufitar./

Marrë nga ATSH

Koçiu: Policia në shërbim të qytetarëve edhe në orët e vështira të protestave

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Policia në shërbim të qytetarëve edhe në orët e vështira të protestave

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë