Mbi 2 milionë pasagjerë udhëtuan në korrik përmes aeroportit dhe porteve të vendit

Shqipëria turistike përjetoi një tjetër muaj rekord gjatë korrikut, teksa fluksi i vizitorëve dhe udhëtarëve u rrit ndjeshëm në kulmin e sezonit veror.


Shqipëria turistike përjetoi një tjetër muaj rekord gjatë korrikut, teksa fluksi i vizitorëve dhe udhëtarëve u rrit ndjeshëm në kulmin e sezonit veror.

Mbi 2.05 milionë pasagjerë kaluan përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe porteve kryesore të vendit, duke reflektuar intensitetin e lëvizjeve turistike dhe kthimin e vendit në një nga destinacionet më të frekuentuara të rajonit.

Sipas të dhënave të publikuara nga MIA – Agjencia për Media dhe Informim, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” përpunoi mbi 1.8 milionë pasagjerë gjatë muajit korrik, duke mbajtur peshën kryesore të trafikut të udhëtarëve.

Ndërkohë, Porti i Durrësit regjistroi rreth 111 mijë pasagjerë, Porti i Sarandës 131 mijë dhe Porti i Vlorës rreth 17 mijë pasagjerë.

Shifrat dëshmojnë rritjen e ndjeshme të lëvizjeve gjatë sezonit veror dhe konfirmojnë intensitetin e aktivitetit turistik në vend.

Fluksi i përgjithshëm i udhëtarëve pritet të jetë edhe më i lartë, pasi këto të dhëna nuk përfshijnë hyrjet dhe daljet përmes pikave kufitare tokësore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike…