Sala: Viti 2025 shënoi fazë reformimi për sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare

Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala deklaroi se viti 2025 shënoi një fazë të re reformimi për sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare në Shqipëri


Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala deklaroi se viti 2025 shënoi një fazë të re reformimi për sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare në Shqipëri, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike”, i cili synon përafrimin e kuadrit rregullator kombëtar me Kodin Evropian të Komunikimeve Elektronike.

Gjatë shqyrtimit të projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së AKEP për vitin 2025” në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Sala tha se ligji i ri krijon një bazë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të rrjeteve me kapacitet të lartë, rritjen e konkurrencës, sigurinë e rrjeteve dhe mbrojtjen më efektive të përdoruesve fundorë.

Sipas tij, AKEP e ka konsideruar zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit si pjesë integrale të punës institucionale.

“Një pjesë e madhe e rekomandimeve janë përmbushur, ndërsa një pjesë tjetër është në zbatim. Kjo pasqyron angazhimin tonë për të zbatuar orientimet e Kuvendit dhe për të garantuar një administrim modern e të qëndrueshëm të sektorit”, u shpreh Sala.

Ai theksoi se një nga rekomandimet kryesore ka qenë hartimi dhe miratimi i akteve nënligjore në zbatim të ligjit të ri.

Në këtë drejtim, AKEP ka miratuar 12 akte nënligjore, ndërsa tri akte të tjera ndodhen në proces konsultimi publik dhe pesë të tjera janë në fazën e hartimit.

Sa i përket shërbimeve 5G, Sala deklaroi se mbulimi i popullsisë ka kaluar pritshmëritë e parashikuara në detyrimet e operatorëve. Sipas Salës, operatorët kishin detyrimin të mbulonin 55% të popullsisë deri në vitin 2027 dhe 85% deri në vitin 2030.

“Aktualisht, Vodafone Albania mbulon rreth 60% të popullsisë me shërbime 5G, ndërsa ONE Albania rreth 70%”, tha ai.

Në fjalën e tij, kreu i AKEP u ndal edhe te procesi për sistemimin e rrjeteve kabllore, duke e cilësuar atë një avancim cilësor për infrastrukturën urbane dhe sigurinë e shërbimeve.

Sipas Salës, më 24 qershor u konsiderua i nisur plani për sistemimin e rrjeteve kabllore, në aktivitetin ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrat përgjegjës të fushës.

“Muajt korrik dhe gusht do t’i shërbejnë fazës përgatitore, ndërsa zbatimi në terren i planit pritet të nisë në shtator”, tha Sala.

Projektrezoluta dhe amendamentet e propozuara nga deputetja e PS-së Ilva Gjuzi, u miratuan me shumicë votash pro.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…