Mazniku nga Korça: Reforma territoriale ndikim për dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive

Komisioni i posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesën e 11-të publike në qarkun e Korçës, në kuadër të konsultimeve me aktorët vendorë dhe grupet e interesit për reformën e re territoriale.


Komisioni i posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesën e 11-të publike në qarkun e Korçës, në kuadër të konsultimeve me aktorët vendorë dhe grupet e interesit për reformën e re territoriale.

Bashkëkryetari i Komisionit, deputeti i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku, theksoi se 10 vite pas reformës territoriale të vitit 2014 është momenti i duhur për të bërë një analizë të plotë të rezultateve të saj dhe për të identifikuar ndryshimet e nevojshme për rritjen e efikasitetit të pushtetit vendor dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Sfida që kemi përpara është se si t’i bëjmë bashkitë të kenë të gjitha mjetet dhe kapacitetet e nevojshme për t’i kryer detyrat e tyre më mirë. Pas 10 vitesh nga reforma e vitit 2014, ky është momenti i duhur për të bërë dy gjëra. Së pari, një analizë të thelluar të asaj që ka funksionuar dhe asaj që nuk ka funksionuar dhe së dyti, të identifikojmë çfarë duhet të ndryshojmë për ta përmirësuar sistemin”, u shpreh Mazniku.

Ai vuri në dukje se një pjesë e bashkive nuk arrijnë ende të ushtrojnë plotësisht funksionet që u ngarkon ligji, çka sjell diferenca të dukshme në zhvillimin e territoreve.

“Nga 36 funksione buxhetore që kanë bashkitë, ka një pjesë të tyre që realizojnë vetëm 9, 10 apo 12 prej këtyre funksioneve. Pyetja që shtrohet është nëse kjo është një problematikë sistematike apo lidhet me faktorë të tjerë, si madhësia e bashkisë dhe cilësia e menaxhimit. Padyshim që kjo lidhet edhe me madhësinë e territorit që administron secila bashki. Ka bashki që kanë arritur të jenë të suksesshme dhe të menaxhojnë mirë burimet e tyre, por ka edhe të tjera që nuk kanë mundur ta bëjnë këtë në të njëjtën masë. Kjo ka sjellë zhvillim jo të njëtrajtshëm dhe përbën një nga sfidat kryesore që duhet adresuar”, tha ai.

Sipas Maznikut, një tjetër arsye që e bën të domosdoshëm forcimin e pushtetit vendor lidhet me procesin e integrimit europian dhe mundësitë që do të krijohen për njësitë e qeverisjes vendore pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Procesi i integrimit evropian hap një dritare të jashtëzakonshme mundësish për bashkitë e vendit. Por kjo kërkon që të kemi bashki të forta, të afta për të hartuar dhe zbatuar projekte sipas standardeve evropiane. Kjo lidhet drejtpërdrejt me afatet që kemi përpara. Në maj të vitit 2027 do të zhvillohen zgjedhjet vendore dhe synimi ynë është që vendi të hyjë në atë proces me një sistem më efikas dhe më funksional”, deklaroi ai.

Mazniku theksoi se periudha 2027–2030 duhet të shërbejë për përgatitjen e bashkive për të përthithur fondet dhe financimet europiane, ndërsa nënvizoi se reforma që po diskutohet sot do të ketë ndikim afatgjatë në zhvillimin e vendit.

“Ky proces nuk ndikon vetëm në të tashmen, ai do të ketë ndikim në një dekadë të tërë. Prandaj kemi një momentum shumë të rëndësishëm. Duhet të ndërtojmë bashki që janë të gatshme të lidhen dhe të integrohen me Evropën. Ky është diskutimi që duhet të bëjmë së bashku”, përfundoi Mazniku.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale pritet t’i paraqesë Kuvendit produktin përfundimtar të punës së tij brenda afatit të përcaktuar, më 15 korrik.

Burimi ATSH

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

Shqipëria kryeson vendet me progresin më të shpejtë në turizëm në botë, sipas Indeksit të Zhvillimit të Udhëtimeve dhe Turizmit…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

Shqipëria kryeson vendet me progresin më të shpejtë në turizëm në botë, sipas Indeksit të Zhvillimit të Udhëtimeve dhe Turizmit…