MIA: Jaupaj informoi KE se nuk ka projekt të miratuar dhe as punime në ndërtim në Zvërnec

Agjencia për Media dhe Informim (AMI) dhe Ministria e Mjedisit i cilësuan informacione të pavërteta lajmet që po qarkullojnë në media lidhur me projektin turistik në zonën e Zvërnecit.


Agjencia për Media dhe Informim (AMI) dhe Ministria e Mjedisit i cilësuan informacione të pavërteta lajmet që po qarkullojnë në media lidhur me projektin turistik në zonën e Zvërnecit.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, AMI bëri të ditur se gjatë një takimi online të zhvilluar më 26 maj me përfaqësues të Komisionit Europian, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka informuar zyrtarët europianë mbi statusin aktual të projektit.

“Gjatë një takimi online më 26 maj me përfaqësues të Komisionit Europian, ministri Jaupaj informoi Komisionin se aktualisht nuk ekziston një projekt përfundimtar i miratuar dhe nuk ka asnjë projekt në ndërtim”, thuhet në njoftimin e AMI-së dhe Ministrisë së Mjedisit.

Ministri i Mjedisit ritheksoi angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që çdo projekt i mundshëm zhvillimi i nënshtrohet një vlerësimi të plotë dhe të përgjegjshëm mbi ndikimin në mjedis të zhvilluar me transparencë të plotë dhe me konsultim publik.

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhur ndaj procesit të anëtarësimit në BE. Si pjesë e kritereve te Kapitulit 27 për Mjedisin dhe Ndryshimit Klimaterike. Shqipëria duhet të arrijë përafrimin ep-lotë me legjislacionin e mjedisit të BE. Qeveria mbetet e vendosur pët të respektuar dhe zbatuar këto detyrime”, thuhet në njoftimin e AMI-t.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…