38 protokolle kombëtare për kancerin, Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

Për herë të parë në Shqipëri, po ndërtohet një gjuhë e vetme klinike për trajtimin e kancerit: 38 udhërrëfyes kombëtarë që do të shndërrohen në protokolle detyruese, në të gjitha spitalet bashkiake dhe rajonale në mënyrë që çdo pacient, kudo që jeton, të marrë të njëjtin standard kujdesi si në qendrat më të mira europiane.


Për herë të parë në Shqipëri, po ndërtohet një gjuhë e vetme klinike për trajtimin e kancerit: 38 udhërrëfyes kombëtarë që do të shndërrohen në protokolle detyruese, në të gjitha spitalet bashkiake dhe rajonale në mënyrë që çdo pacient, kudo që jeton, të marrë të njëjtin standard kujdesi si në qendrat më të mira europiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala gjatë inspektimit në Spitalin Bashkiak Librazhd dhe Pogradec tha se 38 udhërrëfyesit për tumoret, të miratuara në bashkëpunim me Institutit e Tumoreve në Milano do të kthehen në protokolle klinike që do të përdoren në të gjithë sistemin shëndetësor shqiptar, duke garantuar që çdo vendim mjekësor të mbështetet në evidencën më të avancuar shkencore dhe në standardet më të mira europiane.

“Ne po kalojmë nga një sistem që reagon ndaj sëmundjes, në një sistem që e parandalon atë. Kanceri nuk luftohet vetëm në sallat e operacionit apo në qendrat e kimioterapisë; ai luftohet në komunitet, në qendrat shëndetësore, në programet e vaksinimit, në depistimin e hershëm dhe në edukimin shëndetësor. Për këtë arsye, udhërrëfyesit e rinj vendosin në qendër parandalimin, depistimin dhe diagnostikimin e hershëm. Qëllimi ynë është që sëmundja të zbulohet sa më herët, kur shanset për trajtim dhe shërim janë më të larta, dhe jo kur pacienti mbërrin me vonesë në sistem”, theksoi ministrja Sala.

Duke u ndalur tek risitë e reformës së re spitalore, ministrja Sala theksoi se po ndërtohet një sistem ku cilësia e kujdesit nuk do të varet nga qyteti ku jeton pacienti, por nga standardet e njëjta kombëtare që do të zbatohen në çdo spital të vendit.

“Një nga ndryshimet më të mëdha që po sjell reforma është krijimi i një rrjeti të integruar kombëtar për kujdesin onkologjik. Nga mjeku i familjes, te spitali i rrethit, te qendrat rajonale dhe QSUNT-ja, pacienti nuk do të mbetet më vetëm për të gjetur rrugën e trajtimit. Sistemi do të jetë ai që do ta udhëheqë pacientin, me referime elektronike, me protokolle të qarta dhe me koordinim të plotë ndërmjet strukturave shëndetësore”, nënvizoi ajo.

Ministrja Sala bëri me dije se Spitali i Librazhdit, i Pogradecit dhe të gjithë spitalet bashkiake dhe rajonale nuk do të jenë më thjesht hallka referimi drejt Tiranës. Ato do të jenë pjesë aktive e një rrjeti modern onkologjik, me rol të qartë në parandalim, depistim, diagnostikim, ndjekje dhe kujdes paliativ.

“Ne duam që qytetarët të marrin më shumë shërbime pranë vendbanimit të tyre, me të njëjtën siguri klinike dhe me të njëjtat standarde profesionale që aplikohen në qendrat më të avancuara europiane”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala.

Burimi ATSH

Njerëzit që lexojnë rregullisht, janë të krijuar ndryshe!

"Ata marrin nga çdo libër një copëz urtësie dhe e kthejnë atë në mirësi"

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rritja ekonomike e Kinës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 dëshmon qëndrueshmëri të lartë përballë pasigurive në rritje të ekonomisë globale

Rritja ekonomike e Kinës në gjysmën e parë të vitit nënvizon kontributin e konsiderueshëm të.