Qendra Shëndetësore Vorë, shërbime të modernizuara dhe kujdes më pranë qytetarëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi një vizitë në këtë qendër, ku u takua nga afër me ekipin e drejtuesve dhe personelin shëndetësor, por edhe pacientët në qendër.


Qendra Shëndetësore Vorë vijon të konsolidojë shërbimet e kujdesit parësor përmes përmirësimit të infrastrukturës, pajisjeve bashkëkohore mjekësore dhe zgjerimit të gamës së shërbimeve në funksion të nevojave të komunitetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi një vizitë në këtë qendër, ku u takua nga afër me ekipin e drejtuesve dhe personelin shëndetësor, por edhe pacientët në qendër.

Një nga investimet e rëndësishme është pajisja e qendrës me teknologji moderne diagnostikuese, përfshirë grafinë digjitale, e cila mundëson ekzaminime më të shpejta, rezultate me cilësi të lartë dhe rritje të efikasitetit në diagnostikimin e pacientëve.

Gjithashtu, funksionimi i laboratorit mikrokimik ka sjellë rritje të cilësisë dhe shpejtësisë së analizave laboratorike, duke u ofruar qytetarëve akses më të lehtë në shërbime diagnostikuese pranë vendbanimit të tyre.

Sipas MShMS-së, një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe shërbimit shëndetësor në banesë, i cili garanton kujdes mjekësor për pacientët që, për shkak të gjendjes shëndetësore, moshës apo pamundësisë fizike, nuk mund të paraqiten pranë qendrës. Personeli shëndetësor realizon vizita në banesë, monitorim të gjendjes klinike, shërbime infermierore sipas nevojave të pacientëve.

Investimet e MShMS në pajisje modern dhe forcimin e kapaciteteve profesionale, bëjnë që Qendra Shëndetësore Vorë të garantojë shërbime shëndetësore cilësore, efikase dhe të aksesueshme për çdo qytetar.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…