Dendias pas takimeve në Tiranë: Minoriteti grek, urë miqësie mes dy popujve

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin zhvilloi një takim ku u analizua situata më e gjerë gjeopolitike në rajon.


Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin zhvilloi një takim ku u analizua situata më e gjerë gjeopolitike në rajon.

Gjatë bisedës, ai pati mundësinë të flasë edhe për Himarën, qytetin nga i cili beson se ka origjinën, duke ritheksuar se minoriteti etnik grek përbën një urë miqësie mes dy shteteve dhe dy popujve.

Ministri grek vlerësoi gjithashtu mikpritjen e kryeministrit Edi Rama, i cili e shoqëroi në një vizitë në kopshtin e rezidencës kryeministrore në Shqipëri, ku edhe shtroi një drekë në nder të vizitës së tij.

“U prita nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës sime në Tiranë. Analizuam situatën gjeopolitike në rajonin tonë më të gjerë. Pata mundësinë të flas për Himarën, qytetin nga i cili besoj se vij me origjinë, dhe përsërita qëndrimin tim se pakica etnike greke është një urë miqësie midis dy shteteve dhe dy popujve. Pata kënaqësinë e veçantë të bëja një tur në kopshtin e rezidencës kryeministrore të Shqipërisë, së bashku me kryeministrin, Edi Rama, ku më priti për një vakt“, tha Dondias në platformën X.

Më herët, ai zhvilloi një pritje zyrtare dhe një takim me homologun shqiptar, Ermal Nufi, në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Në fokus të takimit ishin forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, i bazuar në angazhimin ndaj parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare dhe respektimit të të drejtave të minoritetit etnik grek, u vlerësua si një shtyllë e paqes, sigurisë dhe progresit për të gjithë rajonin.

Gjatë takimit me homologun shqiptar, Ermal Nufi, palët ranë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake.

“Pritje zyrtare dhe takim me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në Tiranë. Në fokus të takimit ishin përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Bashkëpunimi në mbrojtje midis Greqisë dhe Shqipërisë, bazuar në angazhimin ndaj parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave të pakicës etnike greke, është një shtyllë paqeje, sigurie dhe progresi për të gjithë rajonin”, tha ministri grek në X.

Gjatë takimit me homologun tim shqiptar Ermal Nufi, ramë dakord që të mblidhet menjëherë Komiteti i Përbashkët i Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. Greqia do t’i respektojë gjithmonë ata që sakrifikuan veten për vendin tonë.

“Greqia do të tregojë gjithmonë respekt për ata që sakrifikuan jetën për vendin tonë”, u shpreh ministri grek, Dendias

Lexo më shumë nga

Modernizimi i Kuvendit me IA, Peleshi takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe POPVOX Foundation

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Modernizimi i Kuvendit me IA, Peleshi takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe POPVOX Foundation

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të…