Sala në Vlorë: Angazhimi vullnetar i të rinjve, model që duhet ta zgjerojmë në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë inspektimit në Qendrën Multifunksionale Vorë, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në kuadër të aktivitetit “Rini në lëvizje – fuqia për të ndikuar”.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë inspektimit në Qendrën Multifunksionale Vorë, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në kuadër të aktivitetit “Rini në lëvizje – fuqia për të ndikuar”, ku 25 të rinj janë aktivë në programet e qendrës, duke u angazhuar në shërbime dhe punë vullnetare në mbështetje të komunitetit të zonës.

Ministrja Sala vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet qeverisë, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë për krijimin e hapësirave të tilla, të cilat mundësojnë ofrimin e shërbimeve të integruara sociale përmes mekanizmit të Fondit Social.

“Është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërmjet qeverisë, pushtetit lokal dhe sigurisht institucioneve ndërkombëtare që na ndihmojnë vazhdimisht nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social. Është një fakt që nëpërmjet vullnetarizmit siç e shohim këtu, por edhe këtij bashkëpunimi shumë të fortë, kanë marrë ndihmë rreth 47 mijë persona dhe janë ofruar 98 shërbime”, tha ministrja.

Duke vlerësuar rëndësinë e angazhimit vullnetar, ministrja Sala theksoi se ky model duhet të zgjerohet në të gjithë Shqipërinë, ndërsa përgëzoi të rinjtë për kontributin e tyre dhe i inkurajoi për vijimësinë e këtij angazhimi si një vlerë qytetare dhe humane në shërbim të komunitetit.

“Këtë model duhet ta zgjerojmë më tej nëpër të gjithë Shqipërinë. Ndihma që jepni njerëzve që kanë nevojë është një ndihmë sublime, e pazëvendësueshme. Unë flas dhe nga ana e profesionit, duke qenë se jam mjeke dhe jam më tepër e lidhur me humanizmin ndaj pacientët. Por kjo gjë që po bëni është shumë e bukur. Vazhdoni ta bëni sepse shoqëria ka nevojë, Shqipëria ka nevojë për këtë energji, për këtë kreativitet, por edhe për këtë qasje pozitive ndaj njëri tjetrit dhe ndaj shoqërisë Shqiptare”, theksoi ministrja Sala.

Aktiviteti “Rini në lëvizje – fuqia për të ndikuar” vjen si një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bashkisë Vorë, organizatave lokale të shoqërisë civile me ekspertizë në fushë dhe organizatës Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ), si pjesë e programit EU4SocialCare dhe ka në fokus fuqizimin e të rinjve përmes përfshirjes aktive në jetën sociale, promovimit të vullnetarizmit dhe zhvillimit të aftësive për angazhim komunitar.

Qendra Multifunksionale përfaqëson një model inovativ dhe të qëndrueshëm të kujdesit social, duke ofruar mbështetje psikosociale, edukative dhe zhvillimore për fëmijët, të rinjtë, nënat dhe familjet në nevojë, ku aktualisht marrin shërbim rreth 220 fëmijë, 125 të rinj dhe 78 prindër.

Marrë nga ATSH

Gonzato: Forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri, investimi më i sigurt për të ardhmen

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në fjalën e tij me rastin e Ditës së Europës, vuri theksin…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonzato: Forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri, investimi më i sigurt për të ardhmen

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në fjalën e tij me rastin e Ditës së Europës, vuri theksin…