Boçi: Reforma territoriale të përmbyllet me konsensus

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale vijoi me dëgjesat publike në kuadër të procesit të konsultimit gjithëpërfshirës, këtë herë në Vlorë.


Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale vijoi me dëgjesat publike në kuadër të procesit të konsultimit gjithëpërfshirës, këtë herë në Vlorë.

Në drejtimin e dy bashkëkryetarëve, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi, kjo seancë u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve vendorë, institucioneve, ekspertëve dhe qytetarëve të qarkut.

Në fjalën e tij, Boçi theksoi se reforma territoriale duhet të përmbyllet në mënyrë konsensuale mes mazhorancës dhe opozitës, pasi në të kundërt, sipas tij, nuk do të kishte vlerë.

“Thënia e të vërtetave me zë të lartë në Vlorë është pjesë e shpirtit vlonjat. Ajo që ne kemi kërkuar si përfaqësues të PD-së është që Komisioni i Reformës Territoriale duhet të ketë një konkludim konsensual. Përndryshe gjithë investimi i bërë gjatë kësaj kohe do të shkonte dëm. Territori nuk lexohet në Parlament, por këtu në dëgjesat publike, në fshatrat dhe lagjet e Vlorës, në mungesën e shërbimeve dhe problemet e mëdha që ka qarku i Vlorës”, theksoi Boçi.

Sipas tij, reformat janë ato që sjellin pasojë të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarit.

“Pushteti vendor ndikon në çdo stad të jetës, madje ai përcakton edhe nivelin e lumturisë dhe dashurisë që ne kemi me vendin, me territorin, me lagjen, me shtëpinë. Prandaj edhe kjo reformë ka një rëndësi specifike”, tha Boçi, duke shtuar se këtu na ka sjellë shqetësimi qytetar, jo e mira që na solli reforma në 2014.

Boçi vuri në dukje se kryebashkiakët i kanë duart e lidhura, kanë shumë ndërhyrje nga pushteti qendror në Shqipëri.

“Nuk është pengesë, që ne të reduktojmë numrin e bashkive, për marrjen e fondeve nga BE. Vlora është rasti më tipik i dështimit të Reformës Territoriale. E thotë raporti i 2024-ës i Bankës Botërore. I referohet bashkive Vlorë dhe Selenicë. Ka bashki që kanë mbështetje qeveritare, por kanë bashki që mezi shtynë muajin, mezi nxjerrin pagat”, tha Boçi.

Këto dëgjesa janë pjesë e një serie takimesh që synojnë të përfshijnë aktorët lokalë dhe komunitetin në hartimin e një reforme sa më funksionale dhe të qëndrueshme për qeverisjen vendore në vend.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Iniciativa e Zhvillimit Global dhe modeli gjithëpërfshirës i Kinës

Kur Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 21…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hong Kongu mes narrativave dhe betejës për të vërtetën

Nga Dr. Marsela Musabelliu Drejtore Ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit (AIGS) Ka qytete.