Ndryshimet në ligjin për mediet audiovizive, bazë kombëtare të dhënash për pronësinë e televizioneve

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi prezantoi sot para anëtarëve të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ndryshimet e propozuara në ligjin për mediet audiovizive, të fokusuar kryesisht te transparenca e pronësisë së platformave televizive.


Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi prezantoi sot para anëtarëve të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ndryshimet e propozuara në ligjin për mediet audiovizive, të fokusuar kryesisht te transparenca e pronësisë së platformave televizive.

Sipas ndryshimeve të propozuara nga mazhoranca, parashikohet krijimi i një baze të dhënash kombëtare dhe lehtësisht të aksesueshme për pronësinë e medieve audiovizive.

Nisma ligjore u miratua me 8 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Gjatë punimeve në Komision nuk ishin të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa në sallë ishte deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Deputetja Luarasi sqaroi se ndryshimet ligjore prekin vetëm një nen dhe lidhen me nenin 33/1.

“Qëllimi i nenit 33/1, që unë kam propozuar, është të garantojë që çdo ofrues i shërbimit mediatik nën juridiksionin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) të jetë i identifikueshëm dhe i gjurmueshëm për publikun dhe autoritetet, duke rritur besimin dhe llogaridhënien. Ai siguron gjithashtu afrimin normativ me nenin 6 të ‘Enfas’. Kjo shmang boshllëqet dhe standardet e dyfishta që ekzistojnë aktualisht në tregun audioviziv”, tha Luarasi.

Deputetja shtoi se ligji parashikon që AMA të sigurojë që operatorët të japin informacion bazë për publikun, përfshirë emrin, adresën, kontaktet elektronike dhe autoritetin mbikëqyrës kompetent. “Kjo i jep publikut një mjet minimal për të ditur kush qëndron pas një medieje, duke rritur transparencën e tregut të medieve, në përputhje me direktivat e ‘Enfas’ për akses të drejtpërdrejt tek të dhënat e ofruesit”, shtoi Luarasi.

“Nga pikëpamja e transparencës, neni 33/1 detyron AMA-të të publikojnë strukturën e pronësisë, duke përfshirë pronarët e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, ndikimin në vendimmarrjen strategjike, pronësinë që mund të kenë me shtetin ose autoritetet publike, si dhe përfituesit vendimtarë, nëse ka të tillë”, vijoi ajo.

Sipas deputetes, për herë të parë ky ndryshim ligjor kërkon publikimin e shumës vjetore të të ardhurave nga reklamat shtetërore, si dhe të ardhurat nga reklamat e autoriteteve ose entiteteve të vendeve të treta. Kjo adreson rrezikun e ndikimit politik dhe ndërhyrjeve të huaja, sipas direktivave dhe kërkesave të nenit 6 të “Enfas”.

Për verifikimin e të dhënave, parashikohet një bashkëpunim mes AMA-së dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, për të siguruar informacion të saktë mbi pronësinë dhe ndryshimet e saj. AMA ka gjithashtu detyrën e krijimit dhe përditësimit të një baze të dhënash kombëtare mbi pronësinë e medieve audiovizive, e cila do të jetë lehtësisht e aksesueshme nga publiku, gazetarët dhe studiuesit.

Luarasi theksoi se ligji respekton të drejtën e privatësisë së pronarëve të medieve audiovizive, duke siguruar mbrojtjen e nevojshme për familjarët dhe personat e afërt.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kryetari i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare takohet me Ambasadorin e Kazakistanit

Albert Rakipi, Kryetar i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), zhvilloi një takim kortezie me Iskander Aisariyev, Ambasador i Republikës…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kryetari i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare takohet me Ambasadorin e Kazakistanit

Albert Rakipi, Kryetar i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), zhvilloi një takim kortezie me Iskander Aisariyev, Ambasador i Republikës…