Komisioneri për të Drejtën e Informimit miraton dy programe model të transparencës

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar dy programe model të Transparencës për autoritetet publike dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji “Për të drejtën e informimit”.


Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar dy programe model të Transparencës për autoritetet publike dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji “Për të drejtën e informimit”.

Programet model të Transparencës përbëjnë instrumente thelbësore të transparencës proaktive, duke garantuar aksesin e publikut në informacion dhe dokumentacion me karakter publik, si dhe duke reduktuar nevojën për paraqitjen e kërkesave individuale për informacion dhe rritur nivelin e llogaridhënies institucionale të autoriteteve publike.

Vlerësimi i kuadrit ekzistues rregullator ka treguar se modelet e mëparshme kanë qenë funksionale dhe të suksesshme në organizimin e rubrikave dhe nënrubrikave të informacionit.

Megjithatë, zhvillimet e mëvonshme ligjore dhe institucionale, përfshirë miratimin e Konventës të Këshillit të Evropës, ndryshimet ligjore në fushën e të drejtës së informimit, konsolidimin e praktikave të zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, kanë krijuar nevojën për përshtatje dhe konsolidim të mëtejshëm të këtyre modeleve.

Programi model i Transparencës për njësitë e vetëqeverisjes vendore parashikon përfshirjen e një fushe të re të dedikuar për veprimtarinë e Këshillave Bashkiak si një nga organet më të rëndësishme të NJVV-ve, si dhe zbatimin e këtij modeli edhe nga këshillat e qarqeve, me qëllim forcimin e transparencës së procesit të vendimmarrjes në nivel vendor.

Miratimi i këtyre programeve model konsolidon përvojën pozitive të zbatimit të deritanishëm të transparencës proaktive, rrit përdorueshmërinë e informacionit publik dhe e shndërron transparencën në një instrument më efektiv në shërbim të qytetarëve, shoqërisë civile, medias dhe institucioneve publike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave drejt BE-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot, në hapje të Samitit të Procesit të Berlinit në Budva…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave drejt BE-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot, në hapje të Samitit të Procesit të Berlinit në Budva…