Kuvendi diskuton sot raportin vjetor të KQZ dhe 13 projektligje

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh.


Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh.

Në nisje të seancës, deputetët do të shqyrtojnë Raportin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024, i cili paraqet performancën e institucionit dhe rekomandimet për përmirësimin e proceseve.

Më pas, Kuvendi do të kalojë në shqyrtimin e projektligjeve mes të cilave janë edhe 3 projektligje që lidhen me financimin e projekteve hekurudhore në vend.

Kuvendi do të diskutojë edhe disa projektligje që lidhen me sektorin energjetik.

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin që fuqizon rolin mbikëqyrës të Kuvendit në procesin e integrimit, si dhe projektligjin që përmirëson funksionimin dhe kompetencat e institucionit të Avokatit të Popullit.

Në rend të ditës sot janë edhe tre projektvendime, mes të cilave edhe zgjedhja e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, për të cilin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka kualifikuar Lefterije Lleshin si kandidaten e vetme që plotëson kushtet ligjore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Vitet pariziane të Hasan Tahsinit”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, më 29 shtator 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Vitet pariziane të Hasan Tahsinit”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, më 29 shtator 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…