Konferenca e Kryetarëve shtyn për javën e ardhshme ngritjen e komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ranë sot dakord në Konferencën e Kryetarëve që të shtyjnë për javën e ardhshme diskutimin për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme.


Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ranë sot dakord në Konferencën e Kryetarëve që të shtyjnë për javën e ardhshme diskutimin për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme.

Konferenca e Kryetarëve kishte në rend dite sot kërkesën e depozituar nga Partia Socialiste për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, për realizimin e Reformës Zgjedhore si dhe për Reformën Administrativo–Territoriale.

Kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së, respektivisht Taulant Balla dhe Gazment Bardhi ranë dakord që shqyrtimi i kësaj kërkese të bëhet javën e ardhshme.

Në projektvendimin e depozituar në Kuvend për reformën zgjedhore, parashikohet ngritja e një komisioni të përbërë nga 17 anëtarë, 9 përfaqësues të Partisë Socialiste dhe 8 të partive të tjera opozitare.

Ky komision ngrihet për të trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHIR për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, për institucionet përgjegjëse për zgjedhjet, të partive parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse, si dhe hartimin për financimin e partive politike.

Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë të PS-së dhe PD-së, ndërsa paralel me to do të ngrihet grupi i ekspertëve teknikë.

Ndërkohë projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Administratio-Territoriale parashikon që komisioni të përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i grupit parlamentar i Partisë së Lirisë. Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; si dhe propozimin e mundësive për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore.

Po ashtu, komisioni do të analizojë sistemin aktual të financave vendore dhe të rekomandojë masa për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…