Demokratët bllokojnë foltoren në seancën e parë të legjislaturës së re

Opozita e nisi sot seancën e parë plenare të legjislaturës së XI-të sërish me protesta kundër qeverisë.


Opozita e nisi sot seancën e parë plenare të legjislaturës së XI-të sërish me protesta kundër qeverisë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe disa deputetët të opozitës me pankarta në duar bllokuan foltoren e Kuvendit.

Kreu i PD-së kërkoi që të marrë fjalën në foltoren jashtë rendit të ditës, por drejtuesi i seancës së parë plenare, deputeti më i vjetër në moshë Vasil Llajo, ndërpreu fjalën e kryedemokratit.

“Nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet”, u shpreh Berisha, ndërsa në foltore iu bashkuan edhe deputetë të tjerë demokratë.

“Ky është një narkoparlament. Ka një rregullore. Asnjë komision nuk ndryshohet pa ndryshuar rregulloren. Asnjë komision! Po për këtë nuk ka rregullore, nuk ka Kushtetutë”, tha Berisha duke iu referuar propozimeve të Kryeministrit Rama për riorganizimin e komisioneve të përhershme parlamentare.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Startup-et po udhëheqin transformimin e gjelbër dhe digjital të ekonomisë shqiptare

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në aktivitetin “Green & Digital Innovation”

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Startup-et po udhëheqin transformimin e gjelbër dhe digjital të ekonomisë shqiptare

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në aktivitetin “Green & Digital Innovation”